Nipi i Gjin Bua Shpatës u strehua në Himarë dhe u bë pjesë e - TopicsExpress



          

Nipi i Gjin Bua Shpatës u strehua në Himarë dhe u bë pjesë e trupave të udhëhequra nga djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Në vitin 1481 mbreti i Napolit përzë trupat osmane nga Italia e Jugut dhe organizon një mësymje në trevën e Himarës të drejtuara nga djali dhe nipi i Skënderbeut, Gjon Kastrioti e Gjon Muzaka. Himara u bë qendra e luftës kundërosmane pas rënies së Krujës. Në këtë luftë u shqua Kronkodil Kladhi, pasardhësi i Gjin Bua Shpatës. Në vitin 1596 arbëreshët e Himarës nën udhëheqjen e peshkopit të Ohrit, Anastasit, nxorën një forcë ushtarake prej 10.000 trupash. Tre fiset kryesore të krahinës së Himarës (e cila përbëhej nga 40 fshatra) qenë Kurelejetë, Plesejtë dhe Kovesejtë (Kordhesejtë). fjalaelire.co.uk/2012/01/30/petro-marko-sternip-i-gjin-bua-shpates/
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 08:25:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015