Nje histori e pabesueshme....per Jeten! Dy burra, të dy shumë - TopicsExpress



          

Nje histori e pabesueshme....per Jeten! Dy burra, të dy shumë të sëmurë ndanin të njëjtën dhomë në spital. Njërit prej tyre i lejohej që të ngrihej dhe të rrinte ulur një orë në ditë, kjo për të ndihmuar mushkëritë. Krevati i tij ndodhej pranë të vetmes dritare që kishte dhoma. Burri tjetër ishte i detyruar të qëndronte gjithë kohës i shtrirë në kurriz pa patur mundësi të lëvizte. Burrat flisnin çdo ditë me njëri tjetrin me ore të tëra, flisnin për bashkëshortet, fëmijët, familjarët, shtëpitë, punët, pushimet e të tjera. Çdo pasdite, kur burri që ishte pranë dritares rrinte ulur, i përshkruante shokut të dhomës peisazhin dhe atë çfarë arrinte të shikonte nga dritarja. Burri i shtrirë filloi të jetonte atë orë të pasdites, duke patur mundësinë që të mbyllte sytë dhe të imagjinonte gjithçka çfarë shoku i përshkruante. Nga dritarja e dhomës mund të shikoje një park me një liqen të vogël. Rosa dhe mjellma që luanin me ujin, ndërsa fëmijët vraponin të gëzuar nëpër park. Çifte të reja që ecnin krah për krah rruginave të vogla të zbukuruara me lule dhe gurë të vegjël, vija e qiellit të qytetit që dukej në horizont. Ndërkohë që burri afër dritares i përshkruante të gjitha këto detaje, burri i shtrirë vazhdonte të imagjinonte me sy mbyllur botën e bukur që ndodhej jashtë mureve të spitalit, jashtë mureve të dhomës. Një pasditë të ngrohtë pranvere, burri afër dritares i përshkroi një paradë e cila kalonte pikërisht poshtë dritareve. Edhe pse burri i shtrirë nuk arrinte ti shikonte apo dëgjontë nga ana tjetër e dhomës – ai mund ti shihte me sytë e mendjes, ashtu siç shoku i dhomës ja përshkruante. Kaluan ditë, javë dhe muaj. Një mëngjes, kur infermjerja hyri në dhomë, gjeti pa jetë burrin që shtrihej pranë dritares, i cili kishte vdekur në paqe, ne gjumë. Ajo u pikëllua shumë dhe njoftoi që të vinin të merrnin trupin e tij. Pak më vonë, pasi gjithçka ishte larguar dhe dita filloi përsëri, burri që gjendej në krevatin tjetër I kërkoi infermjeres që ta çonin te krevati afër dritares. Infermjerja e ndihmoi duke e afruar dhe rregulluar pranë dritares, në krevatin e mikut të tij. Me vështirësi, ngadalë dhe me dhimbje ai u mbështet në njërin bërryl për të parë pak jashtë dritares, për të parë botën e vërtetë. Por, kur hodhi sytë jashtë, përballë dritares ai pa një mur të lartë dhe të bardhë! Burri i habitur pyeti infermjeren, se si kishte mundësi që ish shoku i dhomës i kishte përshkruar gjithë ato gjëra të mrekullueshme! Infermjerja i tregoi se, burri i ndjerë kishte qenë i verbër dhe nuk mund të shihte as murin. Ajo i tha “Ndoshta ai dëshironte që vetëm të të jepte kurajo”
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 06:50:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015