Një i moshuar nga lagja ime, disi me ironi, demek po më - TopicsExpress



          

Një i moshuar nga lagja ime, disi me ironi, demek po më shtron pyetje. Ku po i merr bre PDK-ja gjitha-to pare që po i shpërndan për vota? Kush po i shpërndan? ia ktheva unë. PDK-ja de, ma ktheu ai. Po kujt konkretisht i kanë dhënë? e pyes unë, sepse po dua edhe unë të informohem e ndoshta më japin edhe mua. Po në katundin tonë i kanë shpërnda nga 200 euro më thotë ai. Në insistimin tim, nëse ka ndonjë emër që i ka marrë ato para dhe të shkojmë e ta takojmë bashkë! Aaaa jo nuk e di më përgjigjet, po kështu më kanë thënë. Ndërhyn një bashkëbisedues i yni që dëgjonte muhabetin, o xhajo, po djali yt që është votues i kësaj partie a ka marrë pare? Plaku i hutuar e i zverdhur i tëri përgjigjet, jo mor çfarë. Mirë ja ktheva unë. Atëherë meqë nuk po na beson neve, eja të shkojmë në polici dhe po e denoncojmë rastin. Ne po rrimë jashtë e ti hyn brenda dhe tregoi emrat që kanë marrë ato para. I gjori, plaku llafazan, duke u dridhur na thotë, eeeeej , unë se di këtë punë,por i kam dëgjua do tjerë të flasin kështu. Kush ka folë?, pason ndërhyrja ime. Plaku ma kthen, aiiii bre, ti po do me i ditë krejt sekretet. Iku plaku i zhgënjyer se nuk iu shiten rrenat tek unë. Nga kjo bisedë është lehtësisht konstatuese se dikush po manipulon edhe me të ngratit për të përhapur dezinformata në dëm të kundërshtarit. Natyrisht nga ata që po e ndiejnë humbjen e radhës.
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 11:36:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015