Një përshëndetje 1000 lekë U ndodha rastësisht sot pasdite - TopicsExpress



          

Një përshëndetje 1000 lekë U ndodha rastësisht sot pasdite nga klinika e një të njohurit tim mjek. Paradite ai punon në spital. Ndërsa pasditeve (ndoshta edhe paraditeve), punon në klinikën e tij private. Meqë u ndodha thashë ta përshëndes. U futa në korridor e në paradhomën përballë ishte recepsionistja. E pyeta nëse ishte doktori e ajo më konfirmoi se ai ishte në dhomën e tij. Ok i thashë, jam një i njohur e dua thjeshta ta përshëndes. Por reagimi i saj ishte i menjëhershëm. Duhet të prisni një faturë 1000 lekë që të takoni doktorin. E sqarova se nuk kisha ardhur për vizitë, por ajo këmbënguli. “Është e pamundur, ke apo jo punë me të duhet të presësh faturën”. Hajt thashë. Meqë qenka kështu po pres një faturë po e përshëndes dhe, meqë s’jam për vizitë, do i rimarr të hollat. Hyra me faturën në dorë dhe u përshëndeta me mikun tim. Ndërsa po flisja, mbaja edhe faturën në dorë me shpresën se ai do të vihej në siklet e do më kundërvihej me shprehjen “Ç’bën kështu or burrë, po më fyen”. Por hiç, asgjë. Pasi mbaruam përshëndetjet thashë të iki që të mos e pengoj. Dhe ashtu bëra. “Ah i thashë, ku ta lë këtë faturën”. Dhe ai me qetësi “hausi” u përgjigj: Ja aty tek ajo kutia mbi tavolinë. Dola e nuk desha ta besoja atë që kish ndodhur. Njëherë mendova të kthehem mbrapsht, të futem e t’ja plas në fytyrë inatin. Por pastaj vazhdova udhën, ndonëse kisha një makth që më ishte bërë gur në lukth. E gjithë kjo në realitet dëshmon për një situatë thellësisht patologjike që ekziston në sistemin tonë shëndetësor e që duhet të marrë njëherë e mirë fund.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 16:52:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015