Nuk duhet kaluar pa u lexuar me vèmendje. Para ligjit. FRANZ - TopicsExpress



          

Nuk duhet kaluar pa u lexuar me vèmendje. Para ligjit. FRANZ KAFKA Te porta e ligjit është roja. Njè ditè prej ditèsh i takoj katundarit tè paraqitet aty, dhe i kèrkoj rojes t’ i jepte leje pèr tè hyrè brenda. Po ai nuk e la tè kalojè duke i thènè se tani për tani nuk mundej. Njeriu nga fshati si mendohet pak, e pyet nëse mundet të hyjë më vonë. " Ka mundèsi “, i përgjigjet roja, “ po jo tani ". Ndèrkohè, ndèrsa portjeri bën ca anash; né mènyrè që ta lerè derèn e ligjit hapur, si gjithmonè; fshatari zgjat kokèn për të parë brenda. Roja e vë re dhe duke qeshur i thotè: "Nëse je kureshtar kaq shumë, mund të hysh, unè nuk tè ndaloj. Po hap sytë: edhe se jam portieri i fundit, nuk jam i paqènè né detyrè, mendo pastaj se mund tè jenè tè tjerèt para meje. Çdo hyrje ka portierin e vet, njeri më i fuqishëm se tjetri. Madje as unë si i shtèpisè qè jam, nuk arrij t’i bëj ballë të tretit". Katundari né fakt as i priste gjithè kèta peripeci; kishte menduar se ligji duhet të jetë i hapur pèr të hyrë brenda cilido, në çdo rast e hall, e kur ti shkrepè po tani duke e parë me vèmendje portierin e veshur me gëzof, e me atè hundën e madhe me majë, mjekrën e gjatë sterr tè zezè tamam prej tartari, arrin dhe e bind veten se është më mirë të presë derisa t’i japin leje për të hyrë. Ndèrkohè roja i jep dhe një stol duke e ftuar të ulet aty pranë portès sé jashtëme. Katundari ulet aty, po pritja e tij èshtè e gjatè jo me ditë po me vite tè tèra. Vret mendjen, bën e çfarè nuk bèn që dikush ta presè brenda, o Zot sa shumè e lodh portierin me lutjet e tij. Po nganjëherë bëjnè dhe muhabet tè dy si miq e roja e pyet gjèrè e gjatè, për vendin nga vjen e për shumë gjëra të tjera, edhe se né fakt janë pyetje pa rëndësi konkrete, sipèrfaqèsore; siç veprojnè zotërinjtë né pèrgjithèsi kur nuk kanè ç’ bèjnè tjetèr e duan tè kalojnè kohèn. Sidoqoftè pèrfundimi i krejt kètyre bisedave èshtè i njejtè: në fund tè secilès roja i thotë fshatarit se akoma nuk mund t’i japè lejë të hyjë. Hallexhiu, i cili né fakt nuk kishte qèlluar leshko, ishte pèrgatitur mirè për pèr ta zgjidhur hallin e tij, e kishte mbush plot torbèn me gjëra, dhe bën tè pamundurèn pèr ta bèrè pèr vete né njè mènyrè a me njè tjetèr, madje edhe ta korruptojè rojtarin, duke i dhënë sendet mè tè mira e mè me vlerë. Po roja edhe se merr gjithçka qè fshatari i jep me qejf, çdo herè i thotë: "Po e pranoj dhe kètè, por vetëm që ti ta kesh ndèrgjegjèn tè qetè e tè mos thuash se pse ke lënë pa provuar dhe kètè filan gjè". Kalonin vitet kèshtu e njeriu nuk ja ndan vèshtrimin portierit tè derès sé jashtme. As i bie mendja pèr të tjerët dhe tashmè èshtè i bindur se ky është pengesa e vetme për të hyrë te ligji. Vitet e para e ka mè shumè inatin me veten e vet, mallkon me zë të lartë fatin e tij tè keq, pa marrë né konsideratè asgjë, pastaj né vazhdim sa mè shumè plaket, aq mè tepèr ul tonin e flet me vete. Arrin koha e bëhet si fëmijë dhe vitet kaluar aty para portès sé jashtème tè ligjit bashkè me rojen, i mèsojnè shumè gjèra, aq sa tashmè din edhe sa pleshta ka jaka e gëzofit tè rojes, dhe nuk heziton teksa u kèrkon ndihmè dhe atyre që ta bindin rojtarin ta lejojè tè hyjè brenda. Po as kjo nuk i solli gjè né dritè dhe erdhi një kohè kur shikimi sa vjen e i dobësohet deri sa njè ditè nuk arrin tè dallojè se mungon drita, apo se ja kanè fajin sytë. Por megjithë errësirën sunduese, ai arrin tè dallojè shkëlqimin e pèrjetshèm që buron e duket qartè nga porta e ligjit. Tashmè nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar. E mè parè se tè japè shpirt, krejt ngjarjet e ndodhura kètu para portès, mblidhen në kokën e tij e marrin formèn e një pyetje, të cilën ende nuk ia ka bèrè rojtarit. Né njè çast ja bën me shenjë rojes qè ti afrojè veshin, pasi nuk mund ta drejtojë vertikalisht trupin e ngrirë gati pèr tè dhènè frymèn e fundit. Portierit i duhet të përkulet goxha, sepse tani trupi i tij ka shumë ndryshim me atè të fshatarit, sigurisht né dèm tè kètij tè fundit. "Çfarë kërkon të dish më tej? e pyet roja. Si nuk u ngope xhanèm?" "Nëse të gjithë synojnë ligjin, thotë hallexhiu - si është kjo punè që gjatë gjithè këtyre viteve pa fund, askush përveç meje, nuk ka kërkuar të hyjë brenda pèr ta takuar". Rojtari e sheh se ai njeri është nga fundi i jetës dhe si i afron buzèt te veshi, i bèrtet me sa zè ka që ai ta kuptojë njè herè e mirè: "Këtu nuk mund të hynte askush tjetèr pèrveç teje, kjo derë ishte destinuar vetèm për ty. Mè né fund dhe unè e mbarova punèn dhe po e mbyll portèn e shkoj né shtèpinè time". Franz Kafka solli ne shqip petrit sulaj
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 17:50:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015