Nuk janë të rrallë zërat revoltues që dëgjojmë të - TopicsExpress



          

Nuk janë të rrallë zërat revoltues që dëgjojmë të pretendojnë se Islami i ka cenuar të drejtat e gruas, se I ka bërë padrejtësi asaj dhe nuk i ka dhënë liri fare, se ajo nuk është e barabartë me burrin dhe shumë pretendime të tjera të sajuara nga armiqtë e Islamit. Nëse u hedhim një sy këtyre pretendimeve, do të vërejmë se ato I bëjnë dy kategori njerëzish. Grupi i parë janë injorantët e pagdhendur, të cilët kanë dëgjuar njerëzit duke folur dhe I ndjekin ata duke u bërë altoparlanti i tyre. Ata kumtojnë fjalët e tyre dhe nuk kanë dituri që i mbështet fjalët dhe pretendimet e parashtruara. Bile në pretendimet e tyre nuk ka asgjë tjetër përveç pëllitjes dhe nxjerrjes prej goje me nxitim të asaj që nuk e kanë përvetësuar. Për fat të keq, nga ky grup janë mashtruar shumë njerëz, të cilët nuk e kanë kuptuar drejt fenë, posaçërisht gra me culture joislame apo injorante imituese pa kurrfarë udhëzimi. Ky grup njerëzish është i devijuar dhe bëhet shkas për devijimin e të tjerëve sepse janë injorantë, por njëkohësisht e injorojnë padijen e tyre. Për ta vlen fjala e urtë: Nëse nuk e di që ti në realitet sdi, Atëherë kjo është injorancë mbi injorancë. Grupi i dytë përbëhet nga njerëz që trillojnë kurthe kundër Islamit dhe muslimanëve dhe dëshirojnë tua prishin fenë dhe moralin përmes degjenerimit të familjes. Të ndikuar nga armiqtë e Islamit, ata bëhen realizues të projekteve të tyre në luftimin e Islamit. Pra, këto dy lloje njerëzish nxjerrin zëra të shëmtuar në çdo vend duke u munduar t’i çojnë njerëzit në humbje. Nuk ka dyshim që nga fjalët e tyre janë mashtruar një pjesë e muslimanëve injorantë. Duke menduar se ky zë është në favor të tyre, ata i bashkëngjitën edhe zërin e tyre këtij zëri. Kësisoj gruaja muslimane u ndikua nga ai zë zullumqar kundër fesë, duke e akuzuar Islamin se kinse i ka bërë padrejtësi asaj, kur në realitet ky Islam e ka ngritur imazhin e saj. Ah, sikur ta dinte dhe ta kuptonte! Por, mjerisht, të pakta janë gratë tona që kuptojnë, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu, e sigurisht që Allahu është Ndihmëtari! Prandaj, gruaja muslimane e kulturuar e ka për obligim që ta njohë fenë e saj, në mënyrë që ta kuptojë vendimin e Islamit mbi gruan dhe nderin që i ka bërë asaj Islami e jo të pasojë çdo thirrës të devijuar e devijues. Ajo e ka për obligim gjithashtu që tu hedhë një shikim zakoneve të të huajve, për shembull ligjeve franceze e të tjerë, që të kuptojë se çfarë qëndrimi kanë ato ligje ndaj gruas, në mënyrë që të mos e harrojë gjendjen e gruas para Islamit, kur ajo ishte një mall i pavlerë, kur kishte humbur çdo respekt dhe vlerësim. Ajo do ta kuptojë se vetëm Islami ia ktheu nderin asaj. E DREJTA QYTETARE E GRUAS MUSLIMANE Në fenë islame gruaja gëzon të drejta qytetare ashtu si burri. Gruaja ka të drejta të plota qytetare në shitblerje, në dhurimin e gjërave dhe në pranimin e tyre, në qiradhënie e në huazim, ka të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë së vet si dhe të gjitha të drejtat e tjera të transaksioneve si mashkulli. E DREJTA FETARE E GRUAS MUSLIMANE Gruaja është e ngarkuar me të gjitha adhurimet njësoj si mashkulli. Ajo fal namazin, agjëron, jep zekatin, shkon në haxh dhe shpërblehet për të gjitha adhurimet dhe nënshtrimet ashtu siç shpërblehet edhe burri dhe shpërblimi për të nuk është më i vogël sesa shpërblimi i burrit. Duhet të kemi parasysh faktin se Islami bile në disa raste ia ka lehtësuar disa obligime për shkak të gjendjeve të saj të veçanta, që janë të natyrës së çdo gruaje, për shembull gruas me ciklin mujor I lejohet lënia e namazit dhe nuk ngarkohet me kompensimin e namazit pas largimit të ciklit mujor, sepse kompensimi i atij namazi do të kishte qenë vështirësi dhe ngarkesë e madhe për të. Allahu thotë: Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj.” Haxh 78 Ajo gjithashtu gjatë ciklit mujor është e liruar edhe nga agjërimi, mirëpo e ka për detyrë kompensimin kur të jetë e lirë, për arsye se kompensimi i agjërimit nuk ka vështirësi, ndryshe nga namazi. Të njëjtin trajtim e kanë edhe gratë lehonë. GRUAJA MUSLIMANE ËSHTË E LIRË NË MARTESËN E SAJ Islami i ka dhënë gruas të drejta të plota në martesë; ajo e zgjedh vetë burrin dhe nuk I lejohet kujdestarit të saj që ta martojë atë pa lejen e saj të qartë me shqiptim nëse është vejushë, pasi ajo e ka provuar më parë jetën bashkëshortore dhe nuk ka turp që të përgjigjet me po ose jo. Kurse për lejen e beqares mjafton heshtja e saj, kur i kërkohet leja. Pra, leja prej saj është e domosdoshme dhe nëse ndodh që prindi i saj e fejon atë kur ajo është e papjekur, ajo ka të drejtë ta refuzojë këtë veprim kur të bëhet e pjekur, apo të pranojë nëse do. Ky është vendimi i Islamit rreth martesës, në bazë të fjalës së të Dërguarit alejhis-selam në“Sahihun” e Buhariut nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Vejusha nuk martohet derisa të kërkohet deklarata e pranimit nga ajo, kurse beqarja nuk martohet derisa të kërkohet leje prej saj. E, leja e saj është edhe heshtja e saj. TRASHËGIMIA E GRUAS NË ISLAM Pretenduesit e të drejtave janë përqendruar shumë në këtë pikë dhe me mashtrimet e tyre kanë arritur të devijojnë shumë muslimane të pakujdesshme, pasi ua zbukuruan atyre idenë se kinse Islami e ka mbivlerësuar mashkullin ndaj femrës, duke i dhënë atij trashëgimi më shumë sesa femrës, madje dyfish më shumë. Cila është arsyeja? Përgjigjja është: Po, është e vërtetë që Islami i ka dhënë trashëgimi dyfishin e gruas, mirë - po nga kjo mënyrë e ndarjes së tra shëgimisë nuk nënkuptohet se Islami e ka mbivlerësuar burrin ndaj gruas dhe nuk do të thotë se gruaja është zhvlerësuar. Përkundrazi, ndarja e trashëgimisë në këtë mënyrë është dhënie e drejtë dhe korrekte sepse Islami e ka ngarkuar burrin që të kujdeset e të shpenzojë për familjen, gruan dhe fëmijët, bile edhe për çdo nevojtar nga të afërmit. Islami nuk e ka ngarkuar gruan as për shpenzimet e saj, pasi shpenzimet e saj janë de ty rim i burrit të saj, edhe nëse ndodh që ajo të jetë më e pasur se ai, kurse para martesës shpenzimet e saj I takojnë familjes së saj. Atëherë, a do të kishte qenë e drejtë që tI jepej gruas nga trashëgimia njësoj si mashkullit i cili shpenzon për të, kurse ajo sështë e ngarkuar të shpenzojë asgjë?! Me siguri që çdo grua muslimane e drejtë do të nxitonte në përgjigje para burrave duke thënë: Pa dyshim që nëse ndodh kjo, nuk do të kishte qenë e drejtë për burrin, përkundrazi, drejtësi është ajo që ka caktuar feja islame, e cila ka mbajtur drejtësi në këtë çështje edhe për burrin edhe për gruan dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut. VENDIMI I ISLAMIT MBI UDHË TIMIN E GRUAS VETËM Njëra prej çështjeve për të cilën flasin pretenduesit e lirisë së grave është edhe udhëtimi i saj. Ata thonë: Islami nuk ia lejon asaj udhëtimin ashtu siç ia lejon burrit, qoftë edhe për kryerjen e obligimit të haxhit, pse?! Është e çuditshme puna e tyre se si e shtrembërojnë realitetin vetëm e vetëm që ti hutojnë njerëzit. Ata nënçmimin e konsiderojnë respekt, kurse respektimin nënçmim, tamam si në këtë çështje. Fatkeqësisht, gruaja muslimane injorante i përgjigjet thirrjes së çdo thirrësi të devijuar për shkak se nuk e njeh fenë e saj fare ose sepse ndonjëherë vepron me ndjenjat e saj. Në realitet, Islami nuk e ka ndaluar gruan nga udhëtimi i lejuar, mirëpo ia ka kushtëzuar asaj udhëtimin e saj me një kusht. Dhe ky kusht në realitet është respekt për të dhe ruajtje e nderit të saj, po ta kuptonin. Islami i ka vënë kusht gruas që në udhëtimin e saj të jetë e shoqëruar nga burri i saj apo ndonjëri nga të afërmit e saj, që e kanë përgjithmonë të ndaluar martesën me të, si për shembull babai apo vëllai i saj, sepse këta janë në gjendje të sakrifikojnë qoftë edhe veten për ta ruajtur atë, nderin e saj, dhe ujqit mund të arrijnë tek ajo vetëm duke kaluar mbi kufomat e tyre. Gjithashtu, ata janë në shërbim të saj vazhdimisht gjatë udhëtimit kur të ketë nevojë për diçka që është jashtë mundësisë së saj. Mirëpo, a thua vallë ky kusht i vënë nga Islami mund të konsiderohet nënçmim i gruas apo është nderim i saj? Pa dyshim që ky pretendim është mizori! Kësaj pyetjeje le t’i përgjigjet vetë gruaja muslimane. Udhëtimin si udhëtim Islami nuk e ndalon, kështu që gruaja udhëton për në haxh, udhëton për tregti, për të vizituar familjen e saj, të afërmit e saj, udhëton për kërkimin e dijes dhe për arsye të tjera, përderisa plotësohet ai kusht, domethënë prania e bashkëshortit apo e ndonjë mahremi tjetër me të. Ky, pra, është vendimi i Islamit për udhëtimin e gruas, o ju muslimanë, duke u mbë - shtetur në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit nuk i lejohet që të udhëtojë në udhëtim njëditor veçse duke qenë e shoqëruar me një burrë që është mahrem për të. Ky hadith ka edhe fjalë të tjera të shumta nga transmetimet e ndryshme, dhe të gjitha tregojnë se Islami ia ka kushtëzuar gruas që në udhëtimin e saj ta shoqërojë burri apo ndokush që e ka të ndaluar përgjithmonë të martohet me të, që quhet mahrem, dhe kjo është respekt dhe nderim për të. E, suksesi vjen nga Allahu!
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 18:30:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015