NË FILLIM TË VITIT TË RI SHKOLLOR U DËNUAN SHITËSIT QË NUK - TopicsExpress



          

NË FILLIM TË VITIT TË RI SHKOLLOR U DËNUAN SHITËSIT QË NUK FISKALIZOJNË Rritjen e shpenzimeve në fillim të vitit shkollor, disa shitësit janë duke u përpjekur për të shfrytëzuar ilegalisht dhe të përfitojnë në kurriz të mos pagesës së tatimeve dhe konkurrencës së ndershme. Në aksionin dy ditor të DAP, janë dënuar 33 objekte (librari, shitës të veshjeve për fëmijë dhe këpucëve etj.) ku në vend që të shtohet qarkullimi i zakonshëm në këtë periudhë të viti, për përgatitjen e nxënësve për orët e para mësimore, këta shitës treguan qarkullim më të vogël të produkteve duke mos i regjistruar pagesat me para në dorë në llogarite fiskale. Në bazë të shkeljes, tek të gjithë objektet ku është vërejtur parregullsi në punën me tatime (në Shkup, Tetovë, Shtip, Prilep, Veles, Strugë, Ohër e Kavadar) janë venë gjoba që arrijnë deri në 3250 euro, si dhe mbylljen e aktivitetit nga 15 deri në 30 ditë.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 21:05:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015