Në Shqipëri ka filluar heshtja parazgjedhore Më në fund në - TopicsExpress



          

Në Shqipëri ka filluar heshtja parazgjedhore Më në fund në orën 00:00 përfundoi fushata elektorale në Shqipëri, duke filluar pastaj heshtja parazgjedhore që zgjatë 24 orë. I përcolla me vëmendje disa nga debatet televizive shqiptare, mitingjet, spotet elektorale, përcolla sidomos tubimet përmbyllëse të të dyja kampeve kryesore, blu dhe rozë. Fiks në ora 00:00 në TV Klan përfundoi emisioni debat i quajtur bashkëbisedim me qytetarë dhe analist i Kryeministrit Berisha me bashkëpunorët e tij, kurse në kanalin televiziv TOP News, mund të them se 1 minutë pas orës 00:00, me qëllim apo pa qëllim u shkel ligji i heshtjes parazgjedhore, pasi ke pjesa e paraqitjes të lajmeve të shkurtëra u dha një propagandë elektorale në dëm të kampit blu. Megjithatë them se ne shqiptarët nuk e qajmë hallin për 1 kile flori apo për 1 minutë. Unë deri më tani kam qenë simpatizant i flaktë i kampit blu, por meqë e kam vërejtur se nuk është bërë sa duhet nga Kryeministri Berisha për integrimet e fushave të ndryshme në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk është bërë sa duhet as në parandalimin e korrupsionit dhe të mbrojtjes së mjedisit, e sidomos përreth zonave turistike, atëherë kësaj radhe kam vendosur të qëndroj tërësisht neutral në raport me fitoren në zgjedhjet e së dielës. Unë dëshiroj që mbi të gjitha të zhvillohen zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike, të mos keqpërdoren votat gjatë procesit të numërimit dhe në fund të njihet rezultati zgjedhor nga humbësi. Mbesë me shpresë, se shqiptarët do të dinë për kë të votojnë, në mënyrë që gjendja në Shqipëri të përmirësohet akoma më shumë, se sa që ishte deri tani. Shqiptarë me fat zgjedhjet!
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 22:42:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015