Në ekspozitën kombëtare të vitit 1972, nuk m’u vendosën dy - TopicsExpress



          

Në ekspozitën kombëtare të vitit 1972, nuk m’u vendosën dy punimet e paraqitura. Kompozimin “Mesditë në pushim” – vaj (90 cm x 55 cm) dhe fleta grafike “Jetë” – gomë arabike (60 cm x 30 cm). Të parën e akuzuan për ikonografizëm, pasi e kisha mbajtur në gamë të verdhë në të artë dhe kompozimin jashtë normave të edukatës, meqenëse të dyja kooperativisteve, ua kisha ngritur fustanin më shumë se ç’duhej, sidomos ajo në plan të parë që i kishte kthyer të ndjenjurat vizitorëve, (ç’farë injorance?!!!). Tek fleta grafike, insistimi ishte se gjoja ishte ndërtuar mbi elementë të theksuar erotikë. Rasti i dytë, ka ndodhur në ekspozitën e 30 vjetorit të Ushtrisë, në vitin 1973, me tablonë: “Porto-Romano 1943” – vaj (150 cm x 123 cm). Komisioni organizator e hoqi një natë para çeljes së ekspozitës, me pretendimin e një këndvështrimi pesimist dhe pa rrugëdalje. / -- Flet piktori i shquar Agim Faja
Posted on: Thu, 06 Jun 2013 18:44:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015