Në një ceremoni solemne, Policia e Kosovës ka shënuar 14 - TopicsExpress



          

Në një ceremoni solemne, Policia e Kosovës ka shënuar 14 vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast u vlerësua lart puna dhe angazhimi i policisë gjatë këtyre vjetëve, për vënien e zbatimin të rendit, ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar. Në këtë ditë, ministri i Punëve të Brendshme, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen e mëtutjeshme të policisë, ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt çdo zyrtar policor, do të ketë edhe sigurimet shëndetësore, pasi që deri më tani një gjë e tillë u ka munguar. Në këtë ceremoni, që filloi me parakalimin e Gardës së Policisë së Kosovës, ishin të pranishëm zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues policorë, ambasadorë të vendeve të ndryshëm dhe familjarë të policëve të vrarë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pohuar se Policia e Kosovës është dëshmia më e mirë që Kosova mund të ndërtojë institucione të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, të cilat garantojnë përfaqësimin afirmativ të komuniteteve pakicë dhe hapësirë të mjaftueshme për përfaqësim gjinor. Duke folur për punën 14 vjeçare të Policisë së Kosovës, Rexhepi ka potencuar se me këtë institucion është krenar çdo qytetar i vendit. Ndërsa ka shtuar se bartja e uniformës e institucionit i cili përkujdeset për të garantuar sigurinë dhe pronën e qytetarit, paraqet një nivel të lartë të përgjegjësisë ndaj shtetit dhe privilegji i tillë i takon çdo qytetari të vendit, i cili dëshmon se është i gatshëm t’i shërben Kosovës me dinjitet dhe nderë. Policia e Kosovës gjithmonë ka qenë afër qytetarit dhe në shërbim të tij, madje edhe në atë pjesë të vendit ku vazhdimisht i është sfiduar autoriteti. Tanimë edhe në pjesën veriore të vendit po vendoset ligjshmëria. Po largohen paralelizmat dhe po iu ofrojmë rastin qytetarëve në atë pjesë të vendit për t’u integruar në Policinë e Kosovës. Misioni i juaj i shenjt i ruajtjes së lirisë, sigurisë, jetës dhe pronës së qytetarit, përveç që kërkon angazhim të vazhdueshëm ai ka edhe sfida të mëdha”, ka pohuar ai. Sipas ministrit Rexhepi,Policia e Kosovës përgjatë këtyre vjetëve ka mbetur shtylla më e fortë në luftimin e krimit të organizuar, duke bërë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave janë shkatërruar 4 grupe kriminale dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar. Ai për gjithë këtë punë, ka garantuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë me të gjitha kapacitetet e saj avancimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës. Duke paralajmëruar se shumë shpejt çdo zyrtar policor do të bëhet me sigurimet shëndetësore. Gjatë këtyre vjetëve të fundit falë punës suaj i kemi bërë të lehta vendimet qoftë për rritjen e pagave, fillimin e procesit të gradimit, i cili padrejtësisht ka qenë i ngrirë, duke pamundësuar ngritjen në karrierë dhe shërbim. Në këtë frymë ne po angazhohemi që sa më parë të kemi sigurimet shëndetësore për çdo zyrtar policor dhe brenda vitit do të nxjerrim edhe normativën ligjore për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor. Gjithmonë me qëllim rinimit të forcës sonë policore. Brenda pak ditësh ne do t’i nisim zyrtarët tanë ndërlidhës nga Policia e Kosovës në Gjermani, Francë, Belgjikë, Austri dhe Turqi, gjithnjë me qëllim forcimin e bashkëpunimit me vendet tona mike”, ka pohuar ai. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, duke u kthyer 14 vjet prapa, ka rikujtuar se rrugëtimi nga themelimi, e deri në këtë ditë ka qenë me shumë sfida, por të pathyeshëm dhe krenar kanë tejkaluar të gjitha sfidat duke arritur besimin e qytetarëve si një parakusht qenësor për të realizuar me sukses misionin e tyre. Ai ka potencuar se falë këtij përkushtimi, Policia e Kosovës, ka arritur të bëhet ndër policitë më moderne në rajon. Falë punës së palodhshme, mbështetjes së qeverisë së vendit dhe partnerëve ndërkombëtar strategjik, sot jemi një nga policitë më moderne në rajon, si një faktor sigurie jo vetëm për Kosovën e rajonin, por edhe më gjerë. Rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe formave tjera të krimit janë dëshmia më e mirë dhe garanca që ofron Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera për të arritur proceset tjera integruese që synon Kosova”, ka pohuar ai. Po ashtu, në këtë ceremoni, u ndan edhe disa medalje për shpëtim jete dhe mburrje për disa pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ndërsa për të pranishmit u shfaq një dokumentar ku u paraqit puna 14 vjeçare e Policisë së Kosovës. Ndryshe, Policia e Kosovës është themeluar më 7 shtator 1999, me gjithsej 176 oficerë. Sot ajo numëron mbi 7300 oficerë
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 07:51:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015