Në një shoqëri individualiste dhe tejet konsumersite, të - TopicsExpress



          

Në një shoqëri individualiste dhe tejet konsumersite, të paktën për klasën e mesme dhe të lartë, dhe kompetitive, në nivel ekonomik, që ndikon edhe nivel social, do të ishte e natyrshme që njerëzit të argëtojnë vetëm —ose, më shumë se ‘nji’, dhe tregu, t’u përshtatet, shpesh, me ekstravagancë të neveritshme, me klube, ku muzika e fortë, shfrenimi dhe abuzimi me alkol, do të ishte karakteristika bazë e saj. Sepse objektivi final i gjithë shoqërisë është plotësimi i kënaqësive...pavarsisht se nga burojnë ato dhe në dëm të kujt —dhe asgjë tjetër. Ndryshe nga kjo situatë, në një shoqëri komunitare (ose komuniste), ku dominojnë vlerat e saj, atje do të kishte argëtim festiv komunitar, d.m.th objetiva që vendosen nga vetë komuniteti, dhe kur ata arrihen, pason festa, dhe rrjedhimisht argëtimi. Dhe siç dihet, çdo komunitet ka shumë objektiva, dhe, rrjedhimish, shumë festa. Ndryshe nga kjo situatë, në shoqëritë ku qëndron një elitë dhe një popull poshtë saj, objektivat festohen nga elitat, dhe popujt, ose komunitet, thjesht “lëpihen” me ndonjë kockë, sepse çdo objektiv, vendoset nga elitat dhe festohet nga ato. Kujto këtu festat e Berishës me shampanja dhe luks nëpër sallonet e botës...
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 11:28:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015