Në s’është dashuri e ç’është pra e ç’ndiej? Në - TopicsExpress



          

Në s’është dashuri e ç’është pra e ç’ndiej? Në është dashuri, e ç’është dashuria? Në është e brishtë, ç’na vdes ne ashpërisa? Në djeg me zjarr, me ç’ëmbëlsi na deh? Në desha vetë, tani pse rri e qaj? Në rashë keq e kujt t’i lutem vallë? E keqe e këndëshme, o vdekje, vdekje e gjallë, Kur s’kam asgjë, përse gjithçka po mbaj? Dhe nëse mbart një dhimbje kaq të madhe, Përkundër erës varka ime shkon Në det me dallg’, pa prehje, pa timon. Gabime plot, i lehtë në mendim, As vetë s’e di tani se çfarë kërkoj, Kam ftoht’ në verë, në dimër përvëlim! Françesko Petrarka Përkthimi: Dhori Qiriazi
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 11:11:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015