“Nëna” – Ismail Kadare Në mbrëmje u kthye ai në - TopicsExpress



          

“Nëna” – Ismail Kadare Në mbrëmje u kthye ai në shtëpi i lodhur, i ngrysur, me traktet në gji. Mesnatës së shurdhër, së errët, së shkret’ do ngjisë ai traktet kudo në qytet. -Mesnatës ti sonte, o nënë, më zgjo! -Mir’, biri nënës, fli, bir! -- tha ajo. Ai si i vdekur në gjumë! ra pastaj dhe nëna mbi të nuk i ndan sytë e saj. Shikon ajo traktet dhe lutet mbi të “Fli, biri i nënës, se ora s’është një.” Akrepi lëviz, me ngadalë lëviz pas perdesh, pas xhamash: e zezë nata pis. Në ëndërr ai buzëqesh e po sheh, një fushë të bukur, një qiell pa re. Dhe nëna e tij me të bardha vallëzon, në fushë të sahatit me dorë tregon. Akoma akrepi s’ka shkuar në një, ndaj nëna s’e zgjon, ndaj akoma po fle. Por befas në fushë u dëgjua që larg një krismë përreth: trak a trak, trak a trak! Dhe nëna u zhduk si në mjegull atje, sahati i thyer seç ra përmbi dhe. I mbytur në djersë u zgjua ai “O nënë”, dhe dorën e vuri në gji. Atje trakte s’ka. “O nënë ku je!” Pas perdesh, pas xhamash po gdhin ditë e re. “O nënë!”, por nëna nuk është më përqark diku mitralozi troket: trak a trak! Diçka nëpër mendtë atij shpejt i erdh’ u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh. Në dor’ revolverin, në rrugën e shkret’ vrapoi n’errësirë, kudo në qytet. “O nënë, o nënë, o nënë, ku je!!!!” Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje. Vrapon, po nuk duket gjëkundi ajo, ...”Ndal!” ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo! N’agim afër pyllit, në an’ të një përroi pas drurëve ai u mbështet e vajtoi. ...Që biri të flinte i qetë gjer n’agim, mesnata për nënën s’do ketë mbarim.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 22:29:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015