Ode e gaforres së plagosur Jam gaforre e plagosur zvarritem veç - TopicsExpress



          

Ode e gaforres së plagosur Jam gaforre e plagosur zvarritem veç përpara dhe brigjet nuk i gjej Jam gaforre e plagosur: nuk eci dot mbrapsht. Një buburrec i zi i ngjashëm me një tank nuk më flet veç fërkon duart e luan me një gjyle. Ku janë brigjet, e pyes po ai më tregon pyjet. Jam gaforre e plagosur zvarritem veç përpara: diku këtu ka qenë deti Ktheu mbrapa ktheu mbrapa më thotë fosilja e stërgjyshes po ngaqë jam e plagosur veç përpara eci. Po të shkoj përpara do të hyjë në qytet e mbase do të ngjitem në zyra Si gaforre e plagosur mund t’ju mësoj të ecni Natyrisht përpara, përpara me mijëra. Një qytet i bindur pas gaforres së plagosur: hapi marcial mbyt oshëtimën e detit Jam gaforre e plagosur veç përpara di të eci… S’e di ku janë brigjet...
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 21:13:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015