PARAGJYKIMET – një botë më vete, që të shumtën e herëve - TopicsExpress



          

PARAGJYKIMET – një botë më vete, që të shumtën e herëve mbërthejnë karakteret e dobëta njerëzore. Ilustrim: • Nësë një vajzë 20-vjeçare mbetet shtatzënë, njerëzit thonë: “Ajo është shumë e re për të patur një fëmijë”. • Nëse ajo mendon ta abortojë: “Vrasëse! Nuk mund ta besoj që ajo do ta heqi fëmijën e saj”. • Nëse ajo vendos ta mbajë: “Nuk besoj se ajo do të mund ta përballojë këtë fëmijë”. • Nëse ajo ka njëfarë mirëqënieje ekonomike: “Eh, ajo është e përdalë. Ku i merr lekët?” • Nëse ajo punon: “S’e kuptoj si mund të qëndrojë një nënë larg fëmijës së saj”. • Nëse ajo kujdeset vetë: “Ajo rri gjithë ditën kot së koti dhe me diçka sigurisht që do të merret”. • Nëse ajo nuk del si më parë me miqtë e saj: “Ajo ka ndryshuar plotësisht që kur është bërë me fëmijë”. • Nëse ajo del: “Ngeli rrugëve kjo!” • Nëse ajo ha pica dhe prodhime fast-food: “Shiko, ua, shiko sa është bërë, si dosë!” • Nëse ajo ha sallatë: “Ua, ajo ka për t’u bërë anoreksike!” • Nëse ajo kujdeset shumë për fëmijën e saj: “Kjo psikopate duke e kontrolluar kështu fëmijën e saj kujton se veç ajo ka fëmijë në këtë dynja!” • Nëse ajo e lë të luajë vetëm: “Aman more, çfarë nëne që ka ky fëmijë!” • Nëse ajo kështu e nëse ajo ashtu... Nuk ka rëndësi se çfarë ti bën, njerëzit gjithmonë do të flasin. Kështu që bëj atë që është më e mira për ty, e jo për të tjerët.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 22:48:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015