PARALAJMËRIM KUNDËR NEGLIZHENCËS NË IBADET GJATË MUAJIT TË - TopicsExpress



          

PARALAJMËRIM KUNDËR NEGLIZHENCËS NË IBADET GJATË MUAJIT TË RAMADANIT Saturday, 21 August 2010 05:46 Last Updated on Saturday, 21 August 2010 22:48 Nga Dijetari i madh i Fik’hut, Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin rahimehullah Burimi: Sahab.net I lavdëruar është Allahu me lavdërime të shumta, të mira e të bekuara; dhe dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të Pashokë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, të cilin e dërgoi Allahu i Lartësuar me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, të cilin e triumfoi mbi armiqtë e tij, duke i munduar ata me disfatën më të rëndë. Dhe lavdërimet i takojnë Zotit të botëve, lavdërimet dhe bekimet e Tij qofshin mbi Pegamberin tonë Muhamed, mbi Familjen e tij, mbi Shoket e tij dhe mbi ata që i ndoqën në mirësi deri në Ditën e Gjykimit. E më pas: O ju njerëz, sa ka prej atyre që shpresojnë të arrijnë muajin e ramadanit, por nuk e arrijnë atë?! Sa prej njerëzve shpresonin të agjëronin Ramadanin, por nuk e agjëruan?! Sa prej njerëzve në varre janë peng i veprave të tyre, as nuk mund të shtojnë qoftë edhe një vepër të mirë në to dhe as nuk mund të heqin prej tyre qoftë edhe një vepër të keqe?! Kurse juve Allahu u ka dhënë mirësinë që ta arrini këtë muaj të vyer. Kështu që, pasurohuni në këtë muaj me vepra të mira që ju afrojnë tek Allahu, pasurohuni duke përmirësuar nijetin tuaj dhe duke patur sinqeritet për Allahun ‘Azze ue Xhel dhe me pasim të të Dërguarit të Tij (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem). O ju muslimanë, shumë prej njerëzve janë neglizhentë në këtë muaj, i kalojnë netët duke u marrë me gjëra boshe, të cilat jo vetëm që s’kanë asnjë vlerë por, mund të jenë edhe të dëmshme per ta.Vërdallisen nëpër tregje dhe presin syfyrin. Dhe kur hyn koha e syfyrit, ata kthehen dhe hanë, e ndoshta i zë gjumi kur është namazi i sabahut. Ndërsa gjatë ditës, pjesën më të madhe të saj e kalojnë në gjumë dhe nuk përfitojnë prej saj dhe pasha Allahun ky është privim. Vërtet në këtë kohë ose më saktë në këtë periudhë madhështore duhet që njeriu të pasurohet prej pasurisë së saj e të afrohet tek Allahu, ‘Azze ue Xhel. Me të vërtetë fatlumi mund t’i bëjë zakonet ibadet; dhe me të vërtetë i shkujdesuri e bën ibadetin traditë. I suksesshmi mundet që zakonet t’i bëjë ibadet. Dhe unë po u sjell një shembull që jut a vini në zbatim: Këtë syfyr të cilin njeriu e ha në pjesën e fundit të natës, shumica e tyre e hanë nga oreksi që kanë dhe nuk e dinë shpërblimin që ndodhet në të. Por, veç sikur të mendonin se në të ka mirësi të shumta. Dhe në këtë syfyr ka këto mirësi: E para: Me të vërtetë ai është bindje ndaj urdhërit të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili thotë: تسحروا فإن في السحور بركة . “ Hani syfyr sepse në të ka bereqet.” E dyta: Se ai është pasim i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe me të vërtetë prej udhëzimit të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është se ai hante syfyrin dhe e zgjaste atë. Dhe thotë Allahu ‘Azze ue xhel: لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللهَ كَثِيرًا “Tashmë padyshim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur, për atë që shpreson në (Takimin me) Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që e kujton Allahun shumë.” [el-Ahzab, 21] E treta: Ai është ndarje midis agjërimit të Muslimanëve dhe agjërimit të Çifutëve dhe Kristianëve (Ehlul-Kitab), sepse çifutët dhe të krishterët e hanin syfyrin në mesin e natës ngaqë dita për ta hynte në mesin e natës. Ndërsa muslimanët e hanë syfyrin në pjesën e fundit të natës pasi agjërimi i tyre fillon me hyrjen e ditës dhe përputhet me Kënqësinë e Allahut ‘Azze ue Xhel, dhe ajo përputhet më shumë me realitetin. Dhe kjo për faktin që agjërimi është vetëm gjatë ditës dhe dita hyn vetëm pas agimit. Dhe dihet se ndarja mes nesh dhe kufarëve është obligim. Muslimanët e kanë detyrë që të dallohen nga kufarët, sidomos në ibadete dhe nijetet e tyre. prandaj Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: من تشبه بقوم فهو منهم . “Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.” E katërta: Në ketë syfyr kënaqesh me mirësitë e Allahut dhe kënaqja me mirësitë e Allahut ‘Azze ue Xhel është shumë e dashur tek Ai, ngase padyshim Allahu do nga robërit e Tij që të shohë gjurmët e mirësive të Tij tek ata. Dhe prej gjurmëve të mirësisë që na ka dhënë Allahu me këtë ushqim është kënaqja jonë me të. E pesta: Në të (syfyrin) ka ndihmesë për agjërimin i cili është një prej shtyllave të Islamit dhe ajo që të ndihmon në bindje, është vetë bindje. Dhe shumica e njerëzve janë të shkujdesur në këto pesë çështje rreth syfyrit, as nuk i kushtojnë vëmendje dhe as nuk i ndjejnë, por e hanë syfyrin vetëm per oreks. Për këtë arsye shpresoj nga ju dhe u këshilloj juve dhe veten time të jemi syçelët e të përkujtojmë; dhe të kënaqemi me mirësitë që na ka dhënë Allahu dhe të synojmë këto mirësi të shumta që ka në të. O ju muslimanë, me të vërtetë njeriu kur merr abdes në shtëpinë e tij, pastaj del prej saj për të shkuar në xhami, nuk del nga shtëpia e tij përveç se që të falë namazin, në çdo hap që hedh e ngre Allahu në gradë dhe i fshin një mëkat, sa më shumë hapa të hedhë, aq më lartë ngrihet në grada dhe aq më shumë i fshihen mëkatet. Mirëpo duhet ta kemi në mendje këtë kur dalim nga shtëpitë tona për në xhami, në mënyrë që të marrim shpërblimin tek Allahu ‘Azze ue Xhel. Me të vërtetë mirësitë në këtë muaj janë të shumta, por edhe në muaj të tjerë. Andaj, fitojini ato - Allahu ju bekoftë! Mos humbisni kot kohën dhe jetën tuaj, se me të vërtetë nijeti e bën njeriun të arrijë në gradat më të larta. Përktheu: Umm ‘Akil
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 20:09:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015