PAZARI I VOTAVE DHE PAZARI I DEMOKRACISË Në vendin tonë, - TopicsExpress



          

PAZARI I VOTAVE DHE PAZARI I DEMOKRACISË Në vendin tonë, përveç pazarëve të ndryshëme të cilat janë të organizuara ditëve të javës nëpër të gjitha qytetët e Kosovës, kemi edhe një pazar i cili është i organizuar për çdo zgjedhje që mbahet në Kosovë. Në këtë pazar, për dallim prej pazarëve tjera, qytetari shet nderin e vet, të drejtën e vet, pjesën më elementare të qënies së vet njerëzore : votën. Ai shet atë që e bënë pjesë të qytetarisë, që e bënë pjesë të njerëzisë dhe të vendimarrjës së saj. Me shitjen e votës, ai çveshët nga të gjitha këto dhe pranon të kaloj nga statuti i një qënie politike (njeri) në statutin e një qënie jopolitike (kafshë). Për të qenë, një devijim i tillë nuk është rrejdhë monofaktoriale, por multifaktoriale. Atë që duhet bërë një analistë është jo vetëm ti gjej faktorët e ndryshëm në shkakun e këtij devijimi, por edhe të kuptoj hierarkinë e tyre. Disa faktorë janë padyshim më vendimtar se të tjerët. Njëri prej faktorëve më të rëndësishëm në këtë proces të devijimit është, padyshim, gjendja ekonomike dhe sociale në të cilën është vendi ynë. Tjetri, është padyshim tek partitë tona politike dhe tek prijësit e tyre, të cilët për të ardhur ose për të mbajtur pushtetin nuk kanë asnjë rregull parimor për të respektuar. Gjithëçka është e mirë gjerësa ajo funksionon ! Gjithëçka është e lejuar gjerësa arrinë ti shmangësh ndëshkimit ligjor apo qytetar ! Kjo logjikë e të bërit politik dhe e të bërit demokraci, ka bërë që në vendin tonë të zhvillohet një pazar i hapur dhe i institucionalizuar i shit-blerjës së votës. Ata që duan të shesin votën, tani e dinë se ku, si dhe kë të kontaktojn. Ata që duan të blejn vota e dinë se kë, ku dhe si duhet të kontaktojn. Bile, fjalët janë të tepërta. Ashtu siç në çdo pazar edhe në pazarin e votave, mund të mirresh vesh me dy fjalë : sa ? kaq ! Ashtu ka ndodhur në Viti për shumë zgjedhje me radhë. Thuaja se të gjitha partitë politike kanë blerë vota pak aty e pak këtu. LDK blinte vota pak aty e pak këtu. PDK blinte vota pak aty e pak këtu dhe AAK po ashtu. Mirëpo, kësaj radhe, afër blerjës së votave të LDK-së në Viti, e cila respektonte rregullat e këtij pazari, ishte Nexhmedin Arifi, i cili na befasoi dhe theu tërësisht paradigmën e deritanishëme. Nexhmedin Arifi, në Viti, nuk bleu më vota pak aty e pak këtu, por shumë aty e shumë këtu. Nexhmedin Arifi, bleu mbi 2300 vota në Viti ose më shumë se gjysmën e atyre që kishte në realitet. Një votë, në Viti, është shitur prej 20 € deri në 400 €. Dëshmitarët okular kanë treguar se Qendra e Krimit të Organizuar ka vënë në dispozicion të Nexhmedin Arifit mbi 600 000 € qysh 5 ditë para 3 nëntorit. Vetëm në Sodovinë të Muhaxherëve, Nexhmedin Arifi, ka blerë të gjithë strukturën e VV dhe një lagje të tërë që kishte ndërmend të votonte për VV me 2500 €. Kurse në disa pika të votimit, Nexhmedin Arifi, kishte blerë të gjithë komisionerët me 5000 € për të gjithë pikën e votimit (Dega e PDK në Viti nuk kishte asnjë komisioner të vetin). Megjithatë, të gjithë jemi pajtuar se këto zgjedhje ishin fer, demokratike dhe të rregullta. Të gjithë jemi pajtuar se Kosova kaloj provën e saj demokratike. Ndryshe thënë, ne jemi pajtuar se demokracia është kush ka pare dhe vjedhja, dredhia, mashtrimi... janë pjesë përbërëse të të qenurit fer. Pasi të jemi pajtuar me të gjitha këto, besoj se të gjithë do të pajtohemi edhe me atë që qytetarinë tonë politika e ka bërë pa nder, pa qytetari, pa njerëzi siç është vet ajo. Për të qenë, ka edhe prej atyre që nuk shesin nderin e tyre, të drejtën e tyre, qytetarinë e tyre, njerëzinë e tyre për asgjë. Dhe tek këta duhet të bazohet çdo politik e ardhshëme e ndershëme, e cila pikësynon demokracinë e vërtet, shtetin ligjor, respektimin e të drejtave fondamentale të këtij populli dhe përparimin e tij. Këta qytetarë që nuk shesin nderin e tyre, të drejtat e tyre dhe ata politikan që kërkojn demokraci, drejtësi do të krijojn dal nda dal një pazar të veçant, në të cilin do të shkëmbejn ide, njohuri, teknikë, vizione, teori, përvoja mbi bazën e respektit ndërnjerëzor dhe ndërqytetar, mbi bazën e drejtësisë, mbi bazën e meritës, mbi bazën vullnetit të mirë, mbi bazën e një vizioni të përbashkët shoqëror. Ky pazar do të jetë pazari i demokracisë, pazari i nderit. Zyrja për Informim dhe Komunikim pranë Degës së PDK-së në Viti
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 17:38:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015