POLEMIKË Nga PDSH-Dega Dollnen Ndaj shkrimit me titull - TopicsExpress



          

POLEMIKË Nga PDSH-Dega Dollnen Ndaj shkrimit me titull “Logjika Mazohiste e PDSH-së së Dollnenit ) “ shkruar nga anonimi i Dollnenit, në portalin Alb-time, më datën 15.10.2013 KUR DEMAGOGU DHE ANONIMI HISTERIK I DOLLNENIT NA SHET DUSHK PËR GOGLA Në fjalor do te gjeni mbiemrin histerik, që do të thotë “i paarsyeshëm, i hutuar, i tërbuar, i furishëm, i pakontrolluar, i papërmbajtur, i zhurmshëm etj”, që në fakt bëhet fjalë për person i zhurmshëm me shpërthime të dhunshme për të përfituar nga dezinformatat dhe rrenat e kurdisura, që në një mënyrë për interesa vetjake dalin qesharake dhe komike. Kurse mbiemrin “demagog” do ta përkthejmë në gjuhën e popullit “kur dikush shet dushk për gogla”. Pikërisht këto epitete i gëzon anonimi i Dollnenit, i cili me përkrahjen e portalit Alb-time, gëzon privilegj që te shkruaj në mënyrë anonime, apo siç thotë populli “e hedh gurin, e fsheh dorën”. Zakonisht demagogët dhe personat histerik janë brengosës dhe flasin në emër të krejtve, dhe u mbajnë ligjërata edhe partive që kanë marrë besimin nga populli, ai koncentrohet vetëm ndaj një partie, pa mbushur edhe një vit, anonimi histerik kërkon vepra që të themi BDI-ja nuk i ka bërë për 4 vjet rresht. Anonim histerik, nuk do të përmend se koalicion midis partive shqiptare dhe VMRO-së, kemi së pari në Qeveri (ku BDI-ja në mënyrë të turpshme dhe vazale është e pëkrulur para VMRO-së), së dyti në komunën e Tetovës falë koalicionit midis VMRO-së dhe BDI-së, kjo e dyta arriti ta konstituoj komunën, duke premtuar ndërtimin e kishës dhe vendeve udhëheqëse. Bashkëpunim të tillë BDI-ja ka edhe në komunat tjera, që është normale në një shoqëri multikulturore, siçështë Maqedonia, andaj PDSH-ja nuk është e habitur, si ky demagog anonim. Ai derdh lotë për shqiptarët në të kaluarën, por nuk i qanë tani kur në mes të Shkupit për çdo ditë, terorizohen, rrihen, maltretohen kurse BDI-ja hesht, për fat të mirë në Dollnen nuk ka pasur asnjë rast të tillë, asnjë rrahje, asnjë maltretim dhe asnjë nënçmim. Shqiptarët e Dollnenit, shumicën e të drejtave të veta i kanë pasur para se të vijë në pushtet BDI-ja, shkollat tetëvjeçare u hapën që në vitet 1945, në Desovë paralelet shqipe u hapën gjatë kohës së PDSH-së, kurse gjimnazi gjatë kohës së PPD-së dhe PDSH-së. Gjatë mandatit te BDI-së, u mbyllën paralelet shqipe, e në vend të tyre u hapën paralele turke ne Debresht, kurse në Llazhan dhe Peshtalevë ende mësohet në gjuhën maqedonase, edhe pse në mandatin e BDI-së kishte kërkesa nga prindërit për të mësuar në gjuhën shqipe. BDI-ja për fat të keq u bë e shurdhër, për shkak interesit të ish-prefektit, që t’i ruajë vendet për arsimtarët mysliman për mësim në gjuhën maqedonase. Gjithashtu objekti i ri i gjimnazit, me qëllim dëmtohej nga funksionarë të BDI-së nga Kërçova, që mos të pavarësohet për t’i mbajtur në punë 45 profesorët e Kërçovës të cilët jetojnë në kurriz të nxënësvë të Dollnenit. Sa për informatë, me ardhjen e PDSH-së në komunë, u bënë investime prej 4 milion denarësh për meremetimin e objektit, u bë vendosja e nxemjes qendrore prej 2 milion denarësh dhe pllakave prej bekatoni në vlerë prej 1,5 milion denarësh. Dy partnerët e koalicionit, së shpejti do ta pavarësojnë gjimnazin do tia kthejmë krenarinë qytetarëve shqiptarë dhe arsimit shqip në komunën e Dollnenit do t’I dhurojnë gjimnaz të pavarur, që ishte i stopuar dhe margjinalizuar nga BDI-ja, 4 vjet me rradhë. Në rrethin e Dollnenit, përdoret edhe një fjalë e urtë “Rrena me bisht” ose “ta ka mbush ksulën me kunja”, ky anonim dhe demagog e dezinformon opinionin me rrena, kur thotë se 50 arsimtarë shqiptarë janë larguar, duke u zëvendësuar me 50 arsimtarë maqedonas!!!!, dmth janë mbyllur krejt shkollat shqipe. I nderuar anonym, në shkollat shqipe ka pasur ndrrime me disa kuadro joadekuat, që janë zëvendësuar me kuadro shqiptarë adekuat, ose student shqiptarë të profilit arsimor. Ka pasur ndoshta ndrrime në shkollat, ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Sa për informatë, ti parashtroni pyetje ish-prefektit, pse kuadri arsimor i komunës së Dollnenit, e veçanarisht ai shqiptarë mbeti pa vendime deri sot? Mbi 20 arsimtarë shqiptarë ende nuk kanë vendime pune, edhe pse i plotësonin kushtet. Në fshatin Peshtalevë, inicijativa për ndërtimin e Kishës u ngrit në kohën e BDI-së, me marrëveshje që pasi të ndërtohet xhamia të ndërtohet edhe kisha, me lokacion afër xhamisë. Në fund të mandatit ish-prefekti dhe BDI-ja, 3 ditë para zgjedhjeve për të fituar vota, gjoja e ndërron mendimin duke u thënë qytetarëve për ndërtimin e terrenit sportiv, në vendin ku më parë kishte dhënë pëlqimin për kishë, Me kët futi huti dhe grindje ndërfetare mes qytetarëve. PDSH-ja duke u gjetur në një situatë konfuze, nuk i ngeli gjë tjetër, përpos ta lëshojë mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votim dhe duke dhënë shans të zgjidhet problem në të mirë të qytetarëve që jetojnë në Peshtalevë. Por sipas informative të marra nga prefekti actual I Komunës, 3 këshilltarët e BDI-së kanë kërkuar marrëveshje për përkrahjen e ndërtimit të kishës me kusht të largimit të PDSH-së nga koalicioni, dhe futja e BDI-së në koalicion. Prandaj pohimet e anonimit demagog, tregojnë se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe është pushteti. Në fund një sugjerim portalit alb-time, pse praktikoni opinione anonime, që u përngjanë “fletërrufeve” që praktikoheshin nga ish-partitë komuniste në Kinë dhe Shqipëri. Duhet të dihet se populli vendos kujt ia jep votën dhe të drejtën ti përfaqësojë. Çdo parti politike, si subjekt i pavarur vetë vendos se me kë do të koalicionojë dhe si do të veprojë, PDSH-ja nuk ka nevojë dikush si ky karrieristi histerik, opinionisti anonim dhe demagogu i madh, sicç është ky i yni nga Dollneni, të i mbaje ders dhe ta mësojë çka të bëje!?
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 22:56:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015