PRESIDENTI BARACK OBAMA LETER RAMES:MBESHTETJE DREJT - TopicsExpress



          

PRESIDENTI BARACK OBAMA LETER RAMES:MBESHTETJE DREJT BE-se Presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka dërguar një letër kryeministrit Rama, në të cilën i ka përcjellë urimet për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë. “Jam i prirur për të punuar me ju, duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan presidenti Obama, në fillim të letrës. "Si aleatë dhe miq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta. Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”. Presidenti Barack Obama, në vijim të letrës shkruan se: “Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ju keni vazhdimin e ndihmës në këto përpjekje”. “Ju lutem pranoni urimet e mija më të mira, në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj, unë shpresoj se dy vëndet tona do ta thellojnë akoma më shumë partneritetin tonë të fortë”, përfundon mesazhi.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 22:53:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015