PSE DUATË TONA NUK PRANOHEN? Banorët e Basrës i janë drejtuar - TopicsExpress



          

PSE DUATË TONA NUK PRANOHEN? Banorët e Basrës i janë drejtuar Ibrahim Ed’hemit duke i thënë: “Allahu na ka premtuar se do të na i pranojë duatë, por duatë assesi nuk po na pranohen!” Ibrahimi tha: “Zemrat e juaja janë të vdekura në dhjetë pika, e për këtë shkak duatë nuk po ju pranohen: 1. Thoni se e njihni Allahun, por nuk jeni duke e adhuruar atë; 2. Jeni duke e lexuar Kur’anin, por nuk jeni duke vepruar me të; 3. Thoni se e doni të Dërguarin e Allahut , por nuk jeni duke vepruar sipas traditës (sunetit) të tij; 4. Thoni se shejtani është armiku më i madh i juaj, por përsëri e pasoni atë; 5. Thoni se i frikoheni zjarrit të Xhehenemit, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin larguar nga ai zjarr; 6. Gjithashtu thoni se e doni Xhenetin, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin afruar kah ai; 7. Thoni se vdekja është hak (e vërtetë e pamohueshme), por nuk po përgatiteni për të; 8. Jeni duke i zbuluar veprat e turpshme të tjerëve, ndërsa veten tuaj po e harroni; 9. Jeni duke i shfrytëzuar begatitë (ni’metet) e Allahut duke mos e falënderuar Atë dhe 10. Shpesh po i përcillni të vdekurit nëpër varreza, por nuk po merrni mësim nga kjo vepër!”
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 18:13:53 +0000

Trending Topics



yle="min-height:30px;">
Remember your School Life once again . . ¤ Big Gang of
tastemakersbook Kale. Spicy chipotle mayo. Honeycrisp apples. The
Have you ever tried to make money online but keep failing? Have
Hey J-Beaners! Heres the release from Club Coffee and

Recently Viewed Topics




© 2015