PUKE-Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në masivin e pyjeve - TopicsExpress



          

PUKE-Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në masivin e pyjeve të Tërbunit në Pukë ndërsa nga vendngjarja situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Një vatër madhe zjarri është vërejtur sot në pyjet e Tërbunit dhe flakët po zgjerojnë vatrën të ndihmuara dhe për shkak të erërave që fryjnë. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore pasi automjetet e kanë të pamundur të ndërhyjne direkt e në vatër pasi terreni është tepër i thyer dhe shkëmbor. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi dhe temperaturat në zonë nuk i kanë kaluar ende 24 Gradë në zonë dhe është e pamundur që shkak për vatrën të ketë qenë vapa përvëluese apo ndonjë pakujdesi. Ky zjarr sot në pyjet e Tërbunit risjellë në vëmendje dhe traditën e keqe të zjarrvënieve në zonë ku vetëm vitin e kaluar për shkak të zjarreve të qëllimshme u dogjën dhjetra ha me pyje. Problem është dhe mosangazhimi banorëve në aksionet për shuarjen e zjarreve. Vitin e kaluar shumë banorë të zonës iu bashkuan forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve në operacionet për shuarjen e zjarreve por shteti nuk pagoi asnjë prej tyre për kontributin e dhënë. Aktualisht në zonë për fikjen e flakëve po operon vetëm reparti i zjarrfikëseve.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 11:41:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015