Pajtim Kasami, mesfushori i Fulham që i është shtuar me vonesë - TopicsExpress



          

Pajtim Kasami, mesfushori i Fulham që i është shtuar me vonesë listës së kombëtares zvicerane pas dëmtimit te Stephan Lichtsteiner, do të jetë lojtari i 6 me origjinë shqiptare që do të zbresë në fushë kundër Shqipërisë në Tiranë më 11 tetor. I pyetur nga mediat zvicerane, 21-vjecari sigurisht foli dhe për kundërshtarin e tij të së premtes, vëndin e tij të prejardhjes. Me fjalë jo të bukura sigurisht.. “Ndihem krenar të vesh fanellën e kombëtares zvicerane. Trajneri i U-21, Pierluigi Tami ma ka përsëritur që duhet te kem durim dhe mundësia do te vijë. A më ka kërkuar Shqipëria? Po, herë pas here. Presidenti i Federatës, trajneri i kombëtares madje dhe disa lojtarë më kanë marrë në telefon. Por për mua nuk ishte kurrë një mundësi. Kam pritur gjithmonë një ofertë nga kombëtarja zvicerane, pasi në fund të fundit kam luajtur mjaftueshëm gjatë për U-21. Mendimi i familjes? Janë shumë krenarë dhe të lumtur. Dhe gjithcka bëhet më speciale kur oferta vjen përpara ndeshjes me Shqipërine. Nuk ndodh cdo ditë që të luash kundër atdheut tënd. Sigurisht ka pasur reagime negative. Në Twitter dhe Facebook ka pasur fyerje dhe akuza. Por dhe këto gjëra i takojnë jetës futbollistike”.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 14:11:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015