Pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit Civitas Albania - TopicsExpress



          

Pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit Civitas Albania shpalli exit pollin mbi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Fituese në këto zgjedhje sipas sondazhit të kësaj kompanie është Partia Demokratike me 42%, përkundrejt 40 % të Partisë Socialiste. Ky rezultat është në rang kombëtar. Po në rang kombëtar kompania në exit pollin e saj nxjerr fituese koalicioni e djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike me 48%, i cili ndiqet nga koalicioni i majtë i kryesuar nga partia Socialiste me 46%. Civitas Albania do të publikojë pas një ore dhe ndarjen e mandateve për deputetë si për koalicionet ashtu dhe për partitë përkatëse. "Anzaloneresearch" eshte kompania që prezantoi exit poll-et nga Hotel Tirana. Kompania e dytë në botë për sondazhet ka bërë edhe sondazhet e Obamës. Civitas Albania partnerja e Anzanloneresaech në Shqipëri. Nga Exit Poll i "Anzaloneresearch"/Civitas Albania krahasuar nga zgjedhjet parlamentare të 2009 në këto zgjedhje Partia Demokratike do të ketë një mandat plus në Lezhë, një mandat më shumë në Durrës, po kështu dhe në Fier PD merr një mandat më shumë. Sipas këtij sondazhi janë votueset gra ato që kanë mbështetur më shumë Partinë Demokratike. Ndërkohë që marzhi i gabimit është 1.2 %.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 02:11:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015