Pas të gjitha sukseseve të arritura në drejtimin e Klubit - TopicsExpress



          

Pas të gjitha sukseseve të arritura në drejtimin e Klubit Politik”Afrim Zhitia”,jap: DORËHEQJE të parevokueshme nga të gjitha funksionet në KLubin Politik “Afrim Zhitia”,i ndergjegjshëm që kam bërë maksimumin e mundshëm për periudhën sa kam qenë Kryetar i Klubit. Që kur e kam propozuar krijimin e Klubit Politik “Afrim Zhitia” në vitin 2005,në sallën e Kuqe të fakultetit filologjik në Prishtinë në tubimin e organizuar nga studentët,e deri në përfundimin e ndertimit të Obeliskut dhe pas rivarrimit të Heroit të Kombit Afrim Zhitia me ceremoni madhështore e historike në fshatin Llugë,kanë kaluar vite të tëra në të cilat Klubi Politik “Afrim Zhitia” me angazhimin e vet të gjithanshëm ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka dhënë kontribut të madh veçanërisht në nderimin e figurave të mëdha kombëtare. Klubi Politik “Afrim Zhitia” që në themelimin e tij ka propozuar sheshin Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në mes të PTK-së dhe Shtëpisë së Shëndetit në Prishtinë. Klubi Politik”Afrim Zhitia” me ndihmen e drejtpërdrejtë të veprimtarit të dalluar kombëtar Musa Bllaca dhe djalit të Tij Elisa Bllaca,ka hapur faqen zyrtare të Klubit ku ka prezentuar të punën dhe angazhimin e zhvilluar. Klubi Politik”Afrim Zhitia” ka siguruar zyret mbi Kurriz në Dardani dhe ka krijuar dhomën muze të Heroit Kombëtar Afrim Zhitia. Klubi Politik “Afrim Zhitia” ka përkujtuar me Akademi Politike,shumë figura të mëdha kombëtare si atë të: Ahmet Haxhiut,Fadil Vatës,Ramiz Cernicës,Enver Hoxhës,Xhemajli Berishës e veçanërisht ka nderuar me nderime absolutisht të mëdha përvjetorët e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Klubi Politik”Afrim Zhitia” ka mbajtur qendrim të drejtë e parimor për shumë ngjarje të mëdha kombëtare e ndërkombëtare,vlenë të përmendet vizita e Presidentit të SHBA-ve George W.Bush në Shqipëri,e cila ishte një diagnostifikim i saktë i qëndrimit paraprak të Presidentit amerikan në lidhje me Pavarësinë e Kosovës. Klubi Politik”Afrim Zhitia” me inisiativën e tij ka rregulluar në mënyrë madhështore vendin ku kanë rënë duke luftuar Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Breg të Diellit.Aty është ngjyrosur me ngjayra të flamurit kombëtar një gjerdanë i tërë i ndertesës,janë vënë pllakat me portretet e Afrimit dhe Fahrit,është vendosur shtiza e flamurit kombëtar dhe është vënë reflektori që ndriqon vendin e shenjtë ku kanë luftuar dhe rënë luftëtarët për liri. Në fshatin Llugë është bërë kërkesë zyrtare dhe është marrë leja për ndertimin e Obeliskut,finansimin e të cilit e ka bërë shoku e bashkveprimtari i Afrim Zhitisë, Ali Ahmeti. Ndertimi i Obeliskut ka marrë një kohë të rëndësishme të aktivitetit tim,dhe shpresoj se ia kam dalur me sukses,sepse nuk ishte punë e lehtë dhe na mungonte eksperienca. Falenderoj në mënyrë të veçantë inxhinierin dhe përgjesgësin e punimeve të Obeliskut Jasmir Mirinën i cili ishte mjaft i angazhuar dhe i ka kryer me sukses punumet rreth Obeliskut,të cilat janë vlerësuar lart nga ekspertët. Klubi Politik”Afrim Zhitia” Epokën e Re,botuesin e saj Mhhamet Mavraj dhe tërë redaksinë e falenderon në mënyrë të veçantë dhe e konsideron kontribuesen më të madhe në tërë sukseset e Klubit që i ka shënuar. Nuk ka pasur ngjarje që ka shënuar Klubi e që nuk është pasqyruar në mënyrë të gjithanshme në faqet e të përditshmes Epoka e Re. Klubi Politik”Afrim Zhitia” pothuaj të gjitha akademitë përkujtimore ka arritur të siguroj transmetim të drejpërdrejtë në RTK,për çka i falenderohemi në mënyrë të veçantë ketij mediumi informative. Përfundimi i Obeliskut dhe rivarrimi organizuar nga Klubi Politik”Afrim Zhitia” ishte ngjarja më madhështore që është organizuar nga ana e Klubit Politik”Afrim Zhitia. Dekorimi në ditën e rivarrimit të Afrim Zhitisë,me Medaljen e Artë të Lirisë Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu nga ana e Presidentit Fatmir Sejdiu,Klubi e konsideron edhe rezultat të aktivitetit të tij të panderprerë që ishte bazë e fuqishme edhe për vendimin meritorë të Presidentit të Kosovës. Ceremonia e rivarrimit të Heroit të Kombit Afrim Zhitia më 2 qershor 2010, besoj dhe jam i bindur se do të mbetet në kalendarin kombëtar si ngjarja më madhore e kombit.E tërë atmosfera ishte nderim i pafund kombëtar. Gjithçka të ngjallte admirim për veprën dhe rënien heroike të Afrim Zhitisë. Duke qenë i bindur se ndertimi i Obeliskut dhe rivarrimi i Heroit të Kombit Afrim Zhitia ishte ngjarje madhështore kombëtare,por edhe duke qenë i ndergjegjshëm se më shumë se kaq që kam dhënë nuk mund të jap,me vetëdije të lartë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e Klubit Politik”Afrim Zhitia”,dhe u jap mundësi shokëve e bashkveprimtarëve të tjerë të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, të angazhohen dhe ta vazhdojnë rrugën e sukeseve të shënuara nga Klubi Politik “Afrim Zhitia”,tani e tutje do të jem anëtarë i thjeshtë i Klubit Politik”Afrim Zhitia”. Në fund falenderoj prindërit e Heroit të Kombit Afrim Zhitia,Nënën Qamile dhe Axhën Osman,për mbështetjën e pakursyer që ma kanë dhënë,motrën e Afrimit Sadeten dhe vëllezërit Sylën dhe Naimin.Gjithashtu falenderoj tërë Kryesinë e Klubit e në veçanti anëtarët e Kryesisë Naim Zhitinë dhe Naser Rexhën,të cilët janë angazhuar pa u kursyer. Falenderim të veçantë kam për donatorët e deritashëm të Klubit Politik”Afrim Zhitia”,për ALI AHMETIN nga Maqedonia, për AWR-ABBRUCH nga Gjermania,për RENOVA nga Tetova,për BUNJAMINI nga Mitrovica,për VATANI nga Gjilani,për BENI COM nga Prishtina,për IZOLIMI nga Prishtina,për DITURIA INTERNACIONAL nga Prishtina, për Idriz Isufi nga Gjilani e për shumë të tjerë që kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme.Falenderoj Art Studion dhe Art Foton,që Klubin e kanë ndihmuar shumë. Gjithashtu falenderoj vëllezërit nga Shqipëria Kolonel Ndue Dodaj, prof.Besim Cengu dhe Kantautorin e Rapsodin popullor Gjon Frroku i cili me këngët për Heronjt e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhe veçanërisht për muzeun Afrim Zhitia dhe Obeliskun Afrim Zhitia,ka krijuar dhe kënduar këngë që do të jenë të paharruara. Me rrespekt! Ish-Kryetari i Klubit Politik”Afrim Zhitia” Ismet SYLEJMANI Prishtinë,11.06.2010
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 13:19:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015