Pelegrinazhi nuk bën punë, dëmtohet El Sharaui Sikur të mos - TopicsExpress



          

Pelegrinazhi nuk bën punë, dëmtohet El Sharaui Sikur të mos mjaftonin dy paraqitje të turpshme në javën e fundit kundër Çekisë në eliminatore (0- 0) dhe barazimi me Haitin në miqësore (2-2), Italia e Çezare Prandelit është në alarm, edhe për sa i përket debutimit përballë Meksikës. Stefan El Sharaui ka bojkotuar stërvitjen e djeshme, si rrjedhojë e një mbingarkesë muskulore të akumuluar në ditët e fundit. Duke parë që nga ndeshja e parë e Grupit A mungojnë vetëm pak orë, sulmuesi i Milanit do e ketë shumë të vështirë që të jetë në fushë nga minuta e parë, përkrah shokut Mario Baloteli. Prandaj, nisur nga kjo mungesë e shtuar në minutat e fundit, trajneri Çezare Prandeli ka provuar një eksperiment në pritje të Meksikës, një 4- 3-2-1 me Xhakerinin dhe Markizion, prapa shpatullave të sulmuesit të vetëm, Baloteli. Mesa duket, Italisë nuk i ka sjellë fat as pelegrinazhi i një dite më parë, teksa i gjithë delegacioni i të kaltërve pat vizituar statujën gjigande të Krishtit. Gjithsesi, për të mos e rënduar edhe më shumë këtë situatë, trajneri Prandeli ka ofruar vetëm buzëqeshje për gazetarët e pranishëm në stërvitje: “Na vjen keq për El Sharauin, por Italia do e rikuperojë shpejt atë. Ne në krizë? Absolutisht jo, fundja kundër Haitit kërkuan të shtojmë dozën e bamirësisë, sepse pas biletave të ofruara u dhuruam si kënaqësi edhe barazimin. Ndaj kundër Meksikës prisni një Itali ndryshe, jam optimist dhe i sigurt”.
Posted on: Sat, 15 Jun 2013 11:04:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015