Per kë se di se kush është Kelmendi,mjafton te kujtosh se - TopicsExpress



          

Per kë se di se kush është Kelmendi,mjafton te kujtosh se sëbashku me Himarën, Shalën, Mirditën e Sulin jane vendet qe nuk ju nënshtruan kurrë Turqisë. Sigurisht i favorizoi terreni, por si thote kënga besa pushkën e kane zanatë. Turqit nuk hyne në Kelmend deri ne 1638, duke e lënë nje vend te izoluar ekonomikisht, pasi e bllokuan komplet, meqënese e shikonin si nje shembull nxitës per krahinat tjera të Perandorisë. Kjo gjë penalizonte shkëmbimet tregtare,kështu që Kelmendi, shume i përshtatshem per blegtori e frutikulturë, mbeti ne një varfëri te pashoq. Turqit e kishin halë ne sy këtë vënd edhe sepse çdo kundërshtar i tyre strehohej në Kelmend, ku ishte i paprekshëm. Ideja qe një grusht malesorësh sfidonin vazhdimisht me kryeneçësi autoritetin osmanlli, në një vënd aq afër qendrës se vilajetit,i tërbonte! Harronin se shqiptarët, kanë qënë e janë një grusht malesorësh te varfër, po belaçorë qe me i qitë edhe dreqit punë. Ne 1623 ushtria osmane po marshonte drejt Malit të Zi nën komanden e Sulejman pashës. Kelmendasit i dolen përpara dhe i dërrmuan komplet taborret turke. Nje vit me vonë, Sulltani dërgon tre pashallarë për të shtruar Kelmendin, pashën e Shkodrës, pashën e Pejës e atë të Bosnjës. Kelmendasit përsëri i munden keqas e nuk i lanë të hyjnë në Kelmend. Për 14 vjet,Turqia e zënë me luftëra tjera,e la ne paqë Kelmendin deri në 1638, kur Sulltan Murati IV, mbasi theu Persinë vendosi që nuk mund të sfidohej më nga një grusht malesorësh. Për këtë arësye, dërgoi gjakësorin Xhuxhë pasha me nje ushtri të madhe. Xhuxhë pasha e mori Kelmendin, por me tradhëti! Gojëdhana tregon se sa herë turqit rrethonin Kelmendin, kelmendasit sulmonin kampin e ushtrisë natën me një truk të thjeshtë, zbrisnin nga mali barkas duke u fshehur pas thasëve te mbushur me lesh deleje, që ndalonte plumbat e hutave. Por njëherë një kelmendasi me shtat te pakët, që me mentalitetin e kohës e konsideronin gjysë burrit, i lanë pushkën në shi,ndërsa ishte mik në një shpi. Pushkët me gur e unuer, po te lageshin ishin të pavleshme per mjaft kohë. Kur ai ju ankua të zotit të shtëpise se e kishte pre në besë, shokët e vune në lojë duke i thënë se atij gjysë burri nuk i duhej pushka. Duket se shakaja vazhdoi tepër gjatë, derisa i ofenduar bashkëfshatari i tyre u tha që,mbase ishte gjysë burri, por kishte për të bërë dicka, që gjithë Malësia ta dinte kush ishte ai. Menjëherë shkoi te pasha, e i kallezoi trukun e kelmendasve si edhe mënyrën se si ti kundër përgjigjej. Turqit mbushën terrenin afër kampit të tyre me hunj druri të ngulur në dhe, e kur kelmendasit sulmuan natën, nuk arrinin të shtynin thasët qe i shpetonin jetën. Këtu humben një betejë të rëndesishme,që coi ne pushtimin e Kelmendit që turqit e dogjën pa meshirë. Parisë së Kelmendit ju prenë kokat dhe Xhuxhë pasha ia çoi peshqesh Sulltanit. Popullsia u syrgjynos në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit, ku edhe sot në Pejë e në Vuthaj ka pasardhës të kelmendasve. Disa prej tyre përfunduan deri në Krajinë të Kroacisë nën sundimin austro-hungarez, të joshur nga favorizimet e austriakëve. Kelmendasit ndenjën urtë 7 vjet...derisa u armatosën e u përgatitën. Në 1645 u organizuan e u nisën për Kelmend. Gjatë udhëtimit masakruan pa meshirë çdo turk që hasën rrugës! Egërsia dhe vendosmëria e tyre, e bindën Sulltanin që duhej ti lente rehat kelmendasit në votrat e tyre. Për më se dyqind vjet,kelmendasit ndenjën të izoluar në vendin e tyre,por në fund të shekullit XIX,prej varfërisë së madhe,u detyruan që të zbresin në fushat e Nënshkodrës e të Lezhës nën sundimin turk. Turqit i lejuan, bile edhe i ndihmuan sëbashku me malesorë tjerë të Malësisë të Madhe, sidomos nga Shkreli, për një qëllim preçiz. Në këtë kohe, mirditasit plaçkitnin anijet që vinin në Shëngjin e që sillnin furnizimet e rrogat ushtrisë dhe administratës turke. Turku me politikën e tij perça e sundo, i dhuroi Shkrelit pjesë të Nënshkodres,që nga bregu i majtë i Bunës deri ne Bregun e djathtë të Drinit. Nga Trushi, Sukaj i Dajçit, Velipoja deri në Ishull të Shengjinit, duke përfshirë gjithë territorin nga bregu i detit në bregun e djathtë të Drinit. Shkrelët kishin të drejtë të mbanin arme, të kishin të vetmin autoritet bajraktarët e tyre dhe të ruanin fenë katolike. Në këmbim, duhej që të luftonin mirditasit dhe mos ti linin të sulmonin më portin e bregun e detit në përgjithësi. Këtu filluan përplasje e ramje në gjak mes malesorësh e mirditorësh, që edhe sot ndihet efekti i mos pajtimit të dy krahinave. Në këtë kohë, filluan të zbrisnin edhe kelmendasit, që u vendosën kryesisht në fushën e Bregut të Matës, pra nga bregu i majtë i Drinit, nga Lezha deri në bregun e djathtë të Matit, nga bregu i detit deri në pjesën e rrugës nacionale nga Manatia deri në Zejmen. U vendosën edhe në Sukaj te Dajcit, ne jug të Matit, në përendim të rrugës nacionale deri në breg të detit e deri në Kep të Rodonit. Meqënëse ishin të dëshpëruar për një copë tokë, ju futën punës, e me gjithë terrenin moçalor, arritën të celin toka e të kultivojnë me sukses misër, pak grurë e pasi filluan të stabilizohen edhe pemë frutore e të ndërtojnë shtëpi që ishin kopje e saktë e kullave të Malësisë. Kelmendi është ndarë në katër Bajraqe. Selca, Nikçi, Vukli, Boga. Një traditë humoristike thotë që ishin katër vëllezër, Sela çoban, Nika....i pashëm e qefli grash, Vuka rrenaxhi, e Boga tersli. Të gjithë malesorët e rënë në fusha, stabilizuan një sistem efikas që i shpëtoi nga malarja që bente kerdine, sistem që ndikoi në përmirësimin e dukshëm të bagëtive, sidomos të të trashava. Në dimër jetonin në fushë, e në të dalë të pranverës pasi mbillnin misrin, i linin shtepitë e fushës në besë miqve të tyre sidomos manatias, e shkonin me cullë e me mullë të veronin në bjeshkë. Kjo përveç se i ruajti në një shëndet të shkëlqyeshëm, ndikoi në një proces seleksionimi të pavullnetshëm të bagëtisë. Normalisht një fshatar e mban një bagëti mjaft që të marri frymë, gjë që çon në varfërimin e ngadaltë gjenetik të llojit. Kurse malësorët që duhej të përballonin një rrugë të gjatë e të vështirë deri në Malësi të Madhe, nuk mund të merrnin pas vetes ekzemplarët e semurë, të vjetër, të gjymtuar apo të dobët. Kështu që o i shitnin në kasapë, o i thernin për nevojat e tyre. (Në Breg të Matës kanë ardhur gjithmonë kasapë e tregtarë që nga Tirana, Durrësi e Kruja, pasi përvec bagëtive mjaft të mira, kishin favorin të trajtonin me njerëz serioz e të fjalës. Nga këto marrëdhënje tregtie, kane lindur miqësi që durojnë tash një shekull). Në këtë mënyrë mbanin vazhdimisht ekzemplarët e bagëtive me të vlefshëm, duke eliminuar kafshët e dobëta, përmirësuan shumë racën e bagëtive që posedonin. Pra krijuan një kapital, meqënëse në të gjitha kohërat, bagëtia është konsideruar si ari,si valuta. Me punë të rënde e sakrifica të mëdha njerëz që erdhën nga Malësia më një varfëri të hatashme, avash avash filluan të begatojnë. Njerëz si Cok Preka, Sykajt, Loshajt, etj, njerez që zbriten me nga një gomar për dore, arritën të krijojnë diçka ekonomikisht, e kush më shumë e kush më pak,arritën të përmiresojne jeten e tyre. Turqit kujtuan se i lidhen pas vetes malesoret, por paten rast qe te kuptojne se ata ishin po ata belaçore qe kishin qene gjithmone. Nje nga te parat raste te prishjes se status quo-se mes turqeve e malesoreve te fushes qe ne fillimin e shekullit XX, kur disa kalores turq filluan te rrahin njerezit e shtepise se Sykajve qe ndersa ishin ne rruge per ne bjeshke, kishin delet ne mriz afer nje burimi. Konflikti ndodhi sepse ushtaret turq me arrogancen e pushtuesit, nuk donin te zbatonin rradhen e deshen tu japin uje kuajve me zor perpara se shqiptaret te perfundonin me delet. Kur turqve ju kallezua me njerezi se duhej te pritnin rradhen, duket se u ofenduan qe duhej te prisnin keta pis arnauta e filluan te kamxhikosin Sykajt. Me siguri ishin ushtare te rinj e kushedi nga çprovince e humbur e Perandorise, keshtu qe nuk mund te imagjinonin pergjigjen qe do te merrnin! Pergjigja u erdhi nga Nik Syku (Baba i Gjo Nik Sykut) e Tom Prek Kola qe ne stilin me te mire shqiptar, 2 kunder 30, jau dhane pushke e i moren perpara! Turqit lane disa te vdekur, e ata qe shpetuan jam i sigurte qe nuk donin me qe te kishin te benin me kuaj ne Shqiperi. Per kete histori kendohet edhe kenga: Ky Nik Syku e Tom Prek Kola, po luftojne si dy sokola, po luftojne Toma me Nikun, nuk e lame Shkrelin tkoritun! Niku i Sykut po bertet, merr karvanin e ec perpjete, nalma vrraçin me fisheke, sa te luftojme nja tre çereke, tre çereke e tre sahat, sa ta lajme mrizin me gjak! Gjithashtu me fillimin e Kryengritjes se Malesise se Madhe te 1910-11 nen udheheqjen e Ded Gjo Lulit, qe çoi ne shperthimin e Kryengritjes qe çoi ne Pavaresine e Atdheut ne 1912, edhe malesoret e rene ne fusha moren pjese aktivisht ne luftimet kunder turkut. Ne mes tyre shquhet kryengritja e Bregut te Mates nen komanden e Ded Cokut e te Llesh Nik Dakes qe ra ne luftim se bashku me djem tjere dhe Bec Patani e Çul Patani, shkrel te rene ne Trush, qe nderuan Malesine e Shqiperine kur luftuan si luane per me shume se dy dite te rrethuar nga kater anet ne Koder te Mar Lekes ne Lezhe, e arriten te çanin rrethimin. Ngritja e Flamurit ne Lezhe nga Gjeto Coku,shkaktoi ferkime per çeshtje influence politike, me nje tjeter patriot te madh, Preng Bibe Doden (pashen). Vrasja e Gjeto Cokut nga nje mirditor per ferkime ne aparence personale, çoi ne pragun e nje vellavrasje pasi malesoret zune prite ne Zejmen e vrane Preng pashen qe po kthehej nga Italia me makine. Per fat te mire nderhyrja e njerezve me autoritet, çoi ne pajtimin e gjakut mes shtepise se Gjomarkajve e te Cokajve, dhe ne shuarjen grindjes dhe ne nje krushqi mes ketyre dy shtepive. Keshtu u nderpre kjo vellavrasje ne mes malesoresh e mirditoresh e qe nga ajo kohe, me perjashtim te grindjeve me karakter personal, nuk ka patur ferkime te asaj permase ne mes dy krahinave. Kur u vendosen kufijte e Shqiperise ne 1913, perfaqesues per Malesine e Madhe ishin dy kelmendas nga Selca. Ishin Prek Cali e Uc Turku. Kur malazezet ngulmonin qe ky fshat ishte shkja, Prek Cali kapte per veshi femijet e fshatit, e ku femijet bertisnin kuku nane thonte ktu asht Shqipni. E ku femijet bertisnin lele majko u thonte ktu asht veni juej e nuk e duem. Mark Milani perfaqesues i Malit te Zi u ofroi nga nje mushk me florinj. Prek Cali e Uc Turku nuk i pranuan, por meqenese e dinin se malazezet pas arit te ofronin plumbin, kur ju dha rasti, Prek Cali (nje gjigand) i dha te shtymen Mark Milanit e e hodhi ne gremine me gjithe kale. Keshtu Vermoshi mbeti ne Shqiperi. Mund te duket nje perralle o legjende, por eshte vetem e verteta. Ne 1923 Jugosllavia provokoi disa shkembime zjarri me qellim qe te shkaktonte nje preçedent per te ndezur nje lufte, me qellim qe te aneksonte Vermoshin. Prek Cali, nderkohe ne konflikt me Zogun per shkak te influences se tij te madhe, kuptoi se Zogu ishte i pa sigurte se si duhej te reagonte. Kjo per faktin se Shqiperia kishte vetem nje poste kufiri me pak ushtare ne Vermosh. Prek Cali ju drejtua Zogut, i zgjati doren e pajtimit e i tha qe ti jepte kazanet e Ushtrise (pra furnizim) e fisheke, ta linte te nxirrte armet e fshehura, e nuk kishte pse te merakosej me per Vermoshin. Zogu ra dakort, e serbet paten rast te provojne ne lekuren e tyre se per ta ajri ne Malesi te Madhe ishte i njejte si per gjithe ata qe duan te hyjne perdhunshem, ajer shume, shume pak i shendetshem. Pas Pavaresise dhe Krijimit te Shtetit Shqiptar malesoret jetuan si njerez punetore, tipa qe u pelqente me shume te mirekuptoheshin se te benin sherr, dhe qe ishin respektues te Ligjit. E keqja e malesoreve ishte se te dhene pas punes dhe fitimit te menjehershem, nuk perziheshin ne administrimin e vendit, nuk merreshin me politike, nuk çonin femijet ne shkolle, pasi pasuria qe shtohej kishte nevoje per krahe. Pra jetonin e te linin te jetoje. Mjafton qe te mos u bije ne qafe e te mos u cenoje interesat e tyre! Pamvaresisht se shiheshin e shihen me shume simpati e respekt, kjo tendence qe deri ne nje fare shkalle ruhet edhe sot, çoi ne nje izolim kulturor nga pjesa tjeter e Shqiperise dhe ne nje konservatorizem e patriarkalizem te theksuar. Por ne te njeten kohe, ky mentalitet ndikoi ne krijimin e nje ndjenje te forte respekti per pronen dhe jeten e tjetrit, meqenese ishin njerez qe copetoheshin ne pune e kishin fatin e mire te posedonin diçka te tyren sado te vogel, ja dinin vleren e mundit e te sakrificave te atij qe kerkon te permiresoje jeten e tij. E kjo eshte ndjenje e forte qytetarie qe pergjithesisht trashegohet edhe sot. Deri ne pushtimin fashist nuk ka ndonje gje te rendesishme ne historine e malesoreve, me perjashtim te faktit se malesoret e rene ne fushe filluan te blejne makinat e para bujqesore. Nderkohe kishin filluar te hyjne idete komuniste, sidomos ne Lezhe e Milot te shperhapura nga Shtjefen Ingrizi e Ndoc Deda, i vrare ne 1944 ne Vig. Ingrizi ishte njeri i mire, shume inteligjent dhe i admironte malesoret, per kete aresye punonte per perhapjen e ketyre ideve nder zejtaret e dyqanxhite malesore te Milotit. Ketu filloi nje percarje politike ndermjet malesoreve te fushes. Kurse malesoret e mbetur ne Malesi mbeten gjithmone antikomuniste. Aresyeja qe pak prej tyre aderuan ne Levizjen komuniste ishte se komunistet me dogmen e internacionalizmit proletar (cfare do te thote kjo shprehje???!!!) ishin per aleance me gjithe popujt edhe me serbet e malazezet. Malesoret ne pergjithesi mendonin se shkjau eshte armik i yni e keshtu do te jete gjithmone. Mendoj qe koha ju ka dhene te drejte. Per kete aresye shume bregamatas qe ishin partizane, sidomos me Brigaten VII Sulmuese, dezertuan kur hyne ne territor malazes. Ne Janar te 1945 dy bregamatas njeri 29 e tjetri 17 vjec dezertojne ne Vishegrad, kapen e te lidhur me tel çohen para Gjeneral Gjin Markut. Gjin Marku, nje nga themeluesit e PKSH, burre i zgjuar e me taban, u thote se bregamatasit mund te shkojne ngado qe te duan por kishte per ti kapur e per ti vene kunder murit. Gj N, ate kohe 29 vjeçar, gjuha e mprehte e te cilit do ti shkaktonte probleme gjithe jeten, i tha se per shkie nuk vritena, e ne qoftese ky regjim qe ti do te sjellish ne Shqiperi vret shqiptare per shkie, atehere heret a vone ka per te te pushkatuar edhe ty! Gjin Marku vendos qe te pushkatohen ne mengjesin e te nesermes. Kur u muar vesh kjo gje, Fran Gjergj Kaçeli, i shtepise se Turkajve, Bajraktare te Nikcit, nje burre i thyer ne moshe qe ishte vullnetar me dy te bijte, mbledh bregamatasit e thote ne rast se vriten Gj N e Ll B, atehere ne per tu marre gjakun do te vrasim Ramiz Aline e Adil Çarçanin, qe ishin personat me grade me te larte ne Vishegrad. Gjin Marku qe e respektonte ne kulm F. Gj. Kaçelin dhe jau njihte koken malesoreve, per te evituar nje kryengritje ne Brigate e nje vellavrasje mes partizaneve nga Veriu e nga Jugu, i leshoi dy te denuarit, qe te njejten dite u arratisen,e ndenjen malit deri kur nje amnisti e firmosur personalisht nga Enver Hoxha i lejoi qe te kthehen ne shtepi ne veren e 1945. Pak vite me vone, kur Gjin Marku kishte rene nga kali, Gj N e pau njehere ne Tirane. Gjini e njohu, tundi njehere koken e buzeqeshi. Pas me pak se nje viti nga ky takim, Gjin Marku u burgos po nga ajo parti qe me 8 Nentor themeloi me shoket e tij te idealit, nga ai regjim qe kishte kontribuar qe ta sillte ne Shqiperi. Gj N vdiq ne 1995 ne moshen 79 vjecare, nje nga njerezit me te nderuar te Bregut te Mates, la pas 10 femije, 34 niper e mbesa e 3 sterniper. Pas Clirimit, o per ta thene me shprehjen e malesoreve kur hyni partia, shume malesore te rene ne fushe u pushkatuan pa asnje aresye me perjashtim te raprezaljes. U pushkatua ne Zejmen Gjergj Nikoll Sokoli pa asnje aresye e per nje dite, 11 persona te familjes se Mirajve ne Gurez e shume te tjere. Nuk pati ndonje tendence te madhe rezistence per vete terrenin te papershtatshem per guerrijle. Kurse ne Malesi, e sidomos ne Kelmend pati nje levizje shume te vendosur antikomuniste, qe u ndoq nga raprezalje te pameshireshme. Qe nje lufte e tmerrshme vellavrasese, per kete aresye besoj eshte me aresyeshme te shtrihet siper nje vel i meshirshem harrese. Jo sepse Historia nuk duhet ti kujtoje ato fakte, por te gjithe ne jemi teper te implikuar personalisht me ato ngjarje, e nuk mund te japim gjykime racionale. E Historia nuk shkruhet me emocione, por me mendje te ftohte. Le te jene brezat e ardhshem qe te japin opinione per ato ngjarje! Ne kete periudhe mbaroi jeta gjysem nomade qe malesoret kishin bere per mbi 60 vjet dhe u stabilizuan perfundimisht ne fushe. Ka nje ide shume te rrezikeshme qe qarkullon ne disa qarqe qe vetemerohen patriotike, por sipas medimit tim jane pervec se anti shqiptare edhe me probleme arsimimi e mendore! Eshte ideja se Jugu ka pushtuar Veriun dhe e ka bere subjekt perdhunimesh e keqtrajtimesh! E para e punes komunizmi vertet pat me shume fillim ne Jug pasi njerezit ishin me me kontakt me botimet, me boten per shkak te emigrimit me te perhapur e per fakt te shkollimit. Per shume faktore Jugu ishte dhe eshte me pak konservator e me pak i prapambetur nga ana shoqerore se Veriu. Por edhe te paret antikomuniste qene nga Jugu! E shume nga komunistet e pare shqiptare ishin Verias. Si Ali Kelmendi, Shtjefen Ingrizi, Ndoc Deda, Zef Mala, Gjin Marku, Ramadan Citaku, Haxhi Lleshi, Nexhmije Xhuglini, Vojo Kushi, Ramiz Alia etj ishin te gjithe nga Veriu. E kur ne Jug kishte (per fat te keq) shperthyer nje lufte civile mes komunistesh e antikomunistesh, ne Veri as qe behej fjale per koshience politike. Komunizmi nuk ka kursyer kend! Ka qene nje Revolucion, qe si te gjitha revolucionet, ka ngrene bijte e tij. Komunizmi ne Shqiperi vertet masakroi kundershtaret, lidershipin e vjeter, fene e pronen private, por masakroi me shume njerez qe kishin besuar e luftuar per ate ide. Shefi i komunizmit shqiptar pushkatoi deri edhe te aferm te tij. E shume shoke me te cilet kishte luftuar. Komunizmi ne Shqiperi ka qene fryt i Luftes se Dyte Boterore, qe ska qene tjeter vecse nje lufte civile evropiane. Lufte idesh, njerez qe shpeshhere luftonin kunder atdheut te tyre ne emer te nje ideje. Rasti me emblematik eshte qe ushtaret e fundit te Rajhut III qe u dorezuan ne Berlinin e rrenuar me 9 Maj 1945, ishin franceze te Divizionit Waffen SS Charlemagne! Te imagjinosh francezet qe vdesin per te urryerit bouche (si francezet quajne me perbuzje gjermanet), te le te kuptosh se sa e forte ka qene ideja e tyre. E kjo e ka bere kaq te lemerishme L.D.Bot., me mbi 50 milion viktimat e saj, me shkaterrimet e gjymtimet fizike e shpirterore, me ndarjet e pasluftes e me kercenimin e perditshem te nje lufte atomike, e rrjedhojat qe vazhdojne e dhe sot. Pikerisht forca e ideve, qe i verboi njerezit, i beri te humbin cdo llogjike e ndjenje mase. Gjysma e hollandezeve, belgeve, norvegjezeve, spanjolleve, francezeve, jugosllaveve, ukrainasve, letoneve, lituaneve,estoneve,polakeve etj luftuan per nazizmin! Gjysma e tjeter luftuan per antifashizmin, demokratik apo komunist! Ishin njerez qe luftuan para 60 vjetesh per ide ne te cilat besonin, e sado qe nuk mund te jemi dakort me idete e tyre, ata njerez tashme i perkasin Historise! E shpesh i perkasin Jetes Tjeter! Keshtu edhe per ne shqiptaret, Koha, Fati e kushedi se cfare misteri tjeter na vune njeri kunder tjetrit. Pse te mos nxjerrim mesim, kur e pame se cfare rezultatesh tragjike solli lufta civile ne vendin tone? Pse mos te shikojme perpara, te gjejme gjerat qe na bashkojne,e ti veme kusht vetes qe te mos perseriten me histori te tilla? Ne shqiptaret duhet te gjejme gjerat qe na BASHKOJNE, dhe jo ato qe na NDAJNE. Une BESOJ qe do ja arrijme!
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 01:46:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015