Pirlo: Ancelotti dëshiron Realin e Madridit Andrea Pirlo - TopicsExpress



          

Pirlo: Ancelotti dëshiron Realin e Madridit Andrea Pirlo konfirmoi synimin Carlo Ancelottit për të drejtuar Realin e Madridit. Sipas regjisorit të Juventusit, dëshira e teknikut Italian për të marrë drejtimin e Los Blankos është shumë e madhe, ndaj ai po pret me padurim dritën jeshile nga drejtuesit e PSG-së për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll. “Unë nuk e di nëse do të shkojë te Reali apo do të qëndrojë te PSG-ja. Carlo është një mik shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Ai është një trajner I madh dhe jam shumë i kënaqur që jam stërvitur prej tij. Të shohim se cfarë do të ndodhë në të ardhmen” Mefushori aktual i Juventusit më pas vlerësoi cilësitë teknike dhe filozofinë fituese të Ancelotit. “Skuadrat që stërviten prej tij luajnë një futboll shumë të bukur dhe më një stil të vecantë. Ancelotti ndërton gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët edhe në dhomat e zhveshjes. Jam i sigurt që cilado qoftë skuadra e tij e ardhshme, ai do të bëjë shumë mirë sepse ka filozofi fituese.”
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 07:37:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015