Plot 80 645 bileta janë shitur për derbin e Bundesligës - TopicsExpress



          

Plot 80 645 bileta janë shitur për derbin e Bundesligës ndërmjet Borussia Dortmund dhe Bayern München, kampionëve dhe nënkampionëve gjermanë, por edhe evropianë, që ndeshen të shtunën në “Signal Iduna Park”. Shefi i medias së Borussia Dortmund, Sasha Flige konfirmoi se për të ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit kishte pasur 500 mijë kërkesa. 553 mediume nga e gjithë bota do akreditohen për të përcjellë ndeshjen. - Kjo është hera e pestë brenda vitit kalendarik 2013 që këto skuadra takohen me njëra-tjetrën. Bayerni dhe Dortmundi janë ndeshur më herët në finalen e Superkupës së Gjermanisë, finalen e Championsit, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. - Borussia nuk mposhtet qe 6 ndeshje radhazi nga Bayerni në Bundesligë (4 fitore dhe 2 barazime). Kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. - Humbja e fundit kundër Bayernit në Bundesligë daton më 13 shkurt 2010 (1:3). - Në 10 duelet e fundit në Bundesligë, Borussia ka shënuar të paktën një gol. Në 9 nga këto duele, Bayerni e ka parë veten i pari në disavantazh. - Borussia është mundur në 7 ndeshjet e fundit në shtëpi vetëm një herë nga Bayerni. - Që prej vitit 2005, Bayerni nuk ka kryesuar kurrë në Dortmund më shumë se 1:0. - Lewandovski nuk ka humbur kurrë kundër Bayernit në Bundesligë (4 fitore, 2 barazime). Dante (3 barazime, 3 humbje) dhe Manxhukiq (1 barazim, 4 humbje) nuk kanë fituar kurrë një ndeshje në Bundesligë kundër Borussias.
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 07:23:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015