Poezi nga Irlanda e Veriut SEIMUS HINI (Seamus Heaney) Çmimi - TopicsExpress



          

Poezi nga Irlanda e Veriut SEIMUS HINI (Seamus Heaney) Çmimi Nobel pёr Letersi 1995 Vdiq të moshës 74 vjeç, poet irlandez Seamus Heaney, i cili është konsideruar nga shumë si poeti më i madh i vendit te tij nga koha e Geitsit. Heaney u lind në vitin 1939 në provincën Mosby, Qarkut Derry (Irlanda e Veriut). Ishte fëmija e parё e njё familjeje bujqish katolikё prej nëntë fёmijsh. Studioi në Kolegjin Columbia në Derry dhe pastaj në Universitetin e Mbretëreshës nё Belfast, ku mё vonё dha mёsim. Në vitin 1972 u vendos në Republikën e Irlandës duke e ndarë kohën e tij mes Dublinit dhe Bostonit, ku jipte letërsinë në Universitetin e Harvardit. Ai ishte profesor i poezisë në Universitetin e Oksfordit nga viti1989 gjer nё 1994. Në vitin 1995 ai u nderua me Çmimin Nobel për letërsi. Lajm i dhënies gjeti atë në një udhëtim në Greqi, posaçërisht në Arcadia, në të cilën, siç thekson ai, udhёtonin si ai ashtu dhe poezitë e tij. Nё vitin 2006 ju dha çmimi T.S.Eliot per librin “District and Circle”. ZBULIM Në qoftë se mund të merrja formën e një meteori! Por eci përmes gjetheve tё lagështitura, E lёvoreve, mundësi të humbura tё vjeshtës, Dhe fantazoj një hero Nё njё pemishte tё baltosur, Dhunti e tij ёshtё si guri Qё hoberon për të dëshpëruarin. Si arrita gjer këtu? Shpesh kujtoj kёshillat e bukura Prizmatike tё miqve Dhe kudhrën e mendjes së atyre që më urrejnë Kur vlerёsoj rishtas e rishtas shkaktarin tim tristia Përse ndodh kjo vallё? Për veshin? Pёr njerëzit? Për gjithçka qё pёshpёritet pas shpinë? Shiu bie pёrmes verrinjave Pëshpëritje tё zbehta konspirative Ftojnё për tradheti dhe erozione Por çdo pikёz e rënё revokon Xhevahire tё përkryera. Nuk jam i burgosur, as tradhtar, Jam ndoshta një emigrant, i pjekur flokëgjatë Zhytur në mendime një bandit i pyllit Qё i shpёtoi kasaphanёs Duke marrë karakter mbrojtës Prej trungjeve dhe lëkurёs, duke ndjerё Çdo frymёmarrje tё erës; Duke shkundur këto shkëndija Për ngrohjen e tyre varfanjake, injoro Tё vetmin ogur të një jetë Trandafilin e gjallё tё njё komete. Nga pёrmbledhja "Veriu" Shqipёroi PETRO ÇERKEZI
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 12:12:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015