Presidenti grek, Karolos Papulias me ftesë të Presidentit të - TopicsExpress



          

Presidenti grek, Karolos Papulias me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, zhvillon një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri. Të dielën ai do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, ndërsa të hënën do të nisë takimet me krerët më të lartë të vendit. Siç bën me dije Presidenca, fillimisht Presidenti Papulias do të pritet me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës, nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Pritet që temë e diskutimit të jetë çështja came , e cila është shtruar zyrtarisht edhe nga qeveria shqiptare gjatë vizitës së kryediploamtit grek në Tiranë, ndërsa nga grekët pritet që të shtrohet përsëri çështja e varreve greke në jug të vendit. Më pas Nishani dhe homologu i tij Papulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet në 4 nëntor 2013. Ndërkaq sipas njoftimit të Presidencës greke të martën ai do të zhvendoset në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 08:42:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015