Presidenti përgënjeshtron lajmin: Nuk kam qenë në spital. Jam - TopicsExpress



          

Presidenti përgënjeshtron lajmin: Nuk kam qenë në spital. Jam në krye të detyrës! “Axhenda ime sot ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite shumë të suksesshme në Izrael, kam drejtuar për disa orë mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe jam drejtuar më pas për në Durrës, kur edhe kam marrë vesh lajmin.Dua të jap një mesazh qetësie, pasi para disa momentesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar tek disa media të ndryshme, një lajm spekulativ dhe të pavërtetë, ku pretendohej për një gjendje shëndetësore të rëndë, pas një operacioni që unë paskërkam kryer. Dëshiroj të shpreh keqardhje, për shqetësimin që u ka krijuar miqve dashamirësve dhe qytetarëve sepse bëhet fjalë për Kreun e Shtetit”- tha Nishani
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 21:03:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015