Prezantohet roboti që flet 19 gjuhë (VIDEO) Publikuar më - TopicsExpress



          

Prezantohet roboti që flet 19 gjuhë (VIDEO) Publikuar më 25.11.2013 | 22:10 I dizajnuar për t’iu bërë shoqëri njerëzve, një robot i vogël mund të flasë 19 gjuhë të ndryshme. Ndërtuar nga kompania me bazë në Paris, “Aldebaran”, dhe mundësuar nga softuerët gjuhësorë nga kompania e njohur në këtë fushë, “Nuance”, roboti ka një zë fëmije. Roboti mund të ecë dhe zhvillon personalitetin e vet përmes të folurit. “Ai jeton bashkë me ju”, tha Marine Fabrea, shefja e komunikimit në ‘Aldebaran’. “Ju mund të bisedoni me të dhe mund t’i kërkoni atij që t’ju tregojë një histori fëmijëve tuaj”. “Dallimi midis këtyre robotëve dhe makinave pa tru është ndërtimi i inteligjencës emocionale”, sipas Arnd Weil, zëvendës presidenti i ‘Nuance’. Weil i parashikon robotët duke shërbyer pije, duke biseduar me njerëz të cilët presin në radhë, duke bërë rolin e një kafshe shtëpiake dhe si shoqërues për të moshuarit apo fëmijët me aftësi të kufizuara. Roboti do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm. (Kukuku kur ti leshojn keta rrobota qka bejn shqiptart e shkret ne diaspor se nuk do te ket ma vende te punes per ta se krejt rrobotat i kryjnë punet, hahahahahahaha) youtube/watch?v=xeusty6mcog&feature=player_embedded
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 00:03:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015