Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit vazhdon përçarjen e - TopicsExpress



          

Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit vazhdon përçarjen e Kosovës Projektligji për fshatin Zymi i Hasit ka ardhur si propozim në Kuvendin e Kosovës, dhe është shqyrtuar në Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor. Ky projektligj është prezantuar si inisiativë që ka synim mbrojtjen e trashëgimisë siç thuhet fetare dhe kulturore në këtë fshat duke i dhënë këtij fshati kompetenca të kufizuara në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë dhe në fushën e zhvillimit rural. Arsyetimi mbështetet në konstatimin se në këtë zonë janë ndërtime që përbëjnë vlera për trashëgiminë kulturore e cila lidhet me objektet e kultit, konkretisht të besimit katolik si dhe vlera historike. Problemi që paraqet kjo inisiativë: Ky projektligj bazohet në Ligjin nr. 02/L-88/2006 për trashëgiminë kulturore dhe ligjit nr. 03/L-039/2008 për zonat e veçanta të mbrojtura dhe është i njëjtë për nga përmbajtja me Ligjin për fshatin Hoçë e madhe. Lëvizja VETËVENDOSJE! është për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe për shpalljen e zonave me anë të të cilave mbrohet në mënyrë rigoroze trashëgimia kulturore dhe vlerat historike aty ku e përcaktojnë atë autoritetet përgjegjëse. Po ashtu, ne jemi të vetëdijshëm që Fshati Zymi i Hasit ka vlera të trashëgimisë kulturore dhe historike dhe që ato duhen mbrojtur me korrektësi. Është e domosdoshme që autoritetet me përgjegjësi të bëjnë vlerësim e kësaj zone dhe të dalin me qëndrime për hapat që duhen ndërmarrë në mbrojtje të këtyre vlerave. Hulumtimi dhe studimi dhe raportimi i mirëfilltë i autoriteteve kompetente do të sillnin te nevoja për shpalljen zonë e mbrojtur të territorit të caktuar, kufiri i të cilit duhet arsyetuar drejtë. Shpallja e zonës së mbrojtur duhet të bëhet sipas praktikave ndërkombëtare të ruajtjes së trashëgimisë dhe nuk duhet t’i nënshtrohet në asnjë mënyrë motiveve partikulare të pushtetit apo partive politike. Ne pozicionohemi kundër Projektligjit për fshatin Zymi i Hasit të ardhur i cili do të shqyrtohet nesër, 31 korrik 2013, në seancën plenare, pasi që: - Përforcon një Ligj të padrejtë siç është Ligji për fshatin Hoçë e madhe, i miratuar nën presion dhe i cili trashëgiminë kulturore e shndërron në instrument të nacionalizmit serb dhe thellon ndarjen në vija etnike e fetare. Ligji për fshatin Hoçë e madhe pati kaluar si rezultat i presioneve nga ICO dhe Kryeministri edhe përkundër argumentimit të mjaftueshëm kundër tij. Tani Projektligji për Fshatin Zym përforcon precedentin e rrezikshëm e krijimit të zonave te tilla që thellojnë ndarjen në Kosovë. - Ky Projektligj, Fshatin Zym e bën Zonë të Veçantë të mbrojtur bazuar në ligjin nr. 03/L-039/2008 për zonat e veçanta të mbrojtura, ligj ky i dalë nga pakoja e Ahtisaarit i hartuar për trashëgiminë Kulturore siç e quajnë “fetare ortodokse serbe”, e si autoritet më të lartë këto zona kanë KZM (Këshillin për zbatim dhe monitorim), i cili është kompetent vetëm për trashëgiminë siç e quajnë ata serbe. Në këtë organ, përfaqësohen vetëm serbët dhe kisha ortodokse e quajtur prej tyre serbe. - Projektligji për fshatin Zymi i Hasit e vazhdon më tej ndarjen në baza fetare të filluar nga pakoja e Ahtisaarit të pasuar nga Ligji i fshatit Hoçë e madhe. Në vend se të synohet anulimi dhe pengimi i iniciativave që nxisin ndarjet këtu synohet krijimi i zonave të veçanta për territoret sipas pra të njëjtit parim atij fetar, parim i cili është plotësisht i papranueshëm. Le të imagjinojmë për një çast nëse vazhdojmë më tutje në këtë drejtim. Do të përfundonim duke e ndarë vendin tonë territorialisht sipas zonave ku ndodhen objektet e kultit me vlera historike e kulturore të të gjitha besimeve fetare që praktikohen duke prodhuar një situatë absurde në kundërshtim me çdo parim të qeverisjes, publikes dhe ruajtjes së trashëgimisë. - Përveç kësaj krijimi i zonave të veçanta të mbrojtura për trashëgiminë ortodokse arsyetohej me “ambientin” armiqësor të shqiptareve me besim myslimanë kundrejt kësaj trashëgimie. Tani zona përreth trashëgimisë katolike vetëm sa do ta përforcojë një akuzë të tillë që është sa e padrejtë aq dhe e pavërtetë. Ndarjet në baza fetare janë të pavlefshme për një Republikë e shumë të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. - Ardhja kësisoj e Projektligji për fshatin Zymi i Hasit, pa hulumtime paraprake dhe nga një parti politike e jo nga autoritetet kompetente vetëm sa e dëmton këtë trashëgimi. Në vend se të organizohej një ndërmarrje e organizuar mirë për vlerësimin e kësaj trashëgimie dhe në fund të rezultonte me shpallje të zonës së mbrojtur e që do të ishte shembull se si duhet të ndiqen procedurat në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë dhe që e dëshmon rolin e shtetit, në Kuvend na vjen një projektligj i hartuar “bashibuzukshe”, e i kopjuar nga një Ligj i mëhershëm i kundërshtuar nga të gjithë përveç Thaçit, bashkëpunëtorëve të tij dhe ICO-së. Liburn Aliu Deputet i Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor Lexoni projektligjin The post Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit vazhdon përçarjen e Kosovës appeared on Gazeta Ditore. bit.ly/14Lmw0g
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 21:22:18 +0000

Trending Topics



bating
Kick Your Own A$$ Workouts Bodyweight (deloading) 1a-Explosive
GAPALI BEACH, Myanmar » Taung Nyo, 27, has lived by the beach all
Holiday Sale on Tamiya Polycarbonate PS-48 Metal Silver Paint

Recently Viewed Topics




© 2015