"Pse e ngacmon plagën që ende kullon? Harroje dhe vazhdo tutje - TopicsExpress



          

"Pse e ngacmon plagën që ende kullon? Harroje dhe vazhdo tutje në jetë!" Në një fjali të vetme, të pyesin, të kritikojnë dhe të japin leksione. Askush nuk pyet: “Pse është kaq e vështirë ta hedhësh hapin tjetër në jetë?” Ndihesh i vetmuar dhe i mjerë. Vazhdimisht e kujton! E ndien dhembjen që të ther nga fundi i qenies. E ndien zbrazësinë që shtrihet në çdo kthinë të shpirtit. Dhe me dhembjen tënde e mban gjallë kujtimin që të lëndon. Shpik gjithfarë arsyesh, por e vërteta është se ke nevojë ta kujtosh. Thuajse ke frikë se, nëse e humb kujtimin, atëherë do të humbësh edhe një pjesë të vetes. Do ta humbësh në pa kthim. Andaj, nuk është e lehtë ta kthesh shpinën, të harrosh dhe të përmbledhësh forcat që ta hedhësh hapin tjetër në jetë. Nuk është e lehtë ta shlyesh një pjesë të jetës. Këtë vetëm një i dashuruar mund ta kuptojë. Vetëm një që dashuron pa kushte dhe që dashuron me fuqinë e shpirtit. Vetëm një si ti,si un.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 07:17:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015