Pushohen 16 oficerë policie të trajnuar nga FBI 16 oficerë - TopicsExpress



          

Pushohen 16 oficerë policie të trajnuar nga FBI 16 oficerë të Njësisë së Forcës së Posaçme Operacionale janë liruar dje nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Lirimi i tyre është bërë mesditën e sotme nga drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa, pas urdhërit të dhënë nga Tahiri. 16 efektivëve të shkarkuar nga detyra nuk u është dhënë asnjë motiv për lirimin e tyre. Të 16 efektivët e operacioneve speciale kanë qenë të trajnuar nga ekspertë të FBI-së. Njësia e Forcës së Posaçme Operacionale ndërhynte kryesisht në misione të një rrezikshmërie të lartë. Lirimi nga detyra i oficerëve të policisë që janë trajnuar nga FBI është një tjetër hakmarrje primitive e Ramës dhe Tahirit. Këto shkarkime nga Rama dhe Tahiri bëhen për të spastruar Policinë e Shtetit nga specialistët dhe të trajnuarit jashtë shtetit me qëllim që ta mbushin policinë me militantë të PS. Para një muaji, Tahiri liroi nga detyra 88 efektivë të Policisë Rrugore të Tiranës. Me urdhër të ministrit Tahiri rreth 80% e efektivit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës, janë pushuar nga puna dhe u zëvendësuan me militantë të PS. Edhe në këtë rast, lirimet janë bërë pa asnjë motiv. Pas largimit nga puna të 88 efektivave të Policisë Rrugore në Tiranë, numri i akisdenteve rrugore është rritur në shifra marramendëse për shkak se, në vend të specialistëve të Policisë Rrugore u emëruan militantë të PS, që nuk kanë asnjë lidhje me policinë. Por pushimet masive nga radhët e policisë nuk mjaftuan me kaq. Brenda një nate, Tahiri pushoi nga puna 12 oficerë të policisë në Ministrinë e Brendshme pa asnjë motiv. Pushimet nga puna u bënë në orët e vona të natës, duke na kthyer në kujtesë diktaturën komuniste.
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 13:01:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015