Për Informacionin dhe Sigurinë Instituti për Sigurinë dhe - TopicsExpress



          

Për Informacionin dhe Sigurinë Instituti për Sigurinë dhe Kontrollin Demokratik ka përgatitur një projekligj “Për Informacionin dhe Sigurinë” i cili është pjesë e një projekti të gjërë që do të mundësojë kalimin e institucioneve të sigurisë nga faza e tranzicionit në atë të modernizimit. Përgatitja e tij është bërë në konsultim me ligjet e vendeve të BE që kanë ngjashmëri me Shqipërinë si në organizimin politik ashtu dhe situatën kriminalitetit. Disa nga pjesët thelbësore të projekligjit janë; 1. Kryministrit i ngarkohet përgjegjësia politike për drejtimin dhe koordinimin e politikës informative dhe të sigurisë në interes të mbrojtjes së shtetit demokratik dhe institucioneve të krijuara në bazë të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 2. Pranë Këshillit të ministrave krijohet Komiteti ndërministror për informacionin dhe sigurinë me funksionin e kosulencës dhe propozimeve, për Kryeministrin mbi drejtimet e përgjithëshme dhe objektivat themelorë që duhen ndjekur në kuadër të politikave informative dhe të sigurisë. 3. Nën vartësinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrit, krijohet Komiteti për Shërbimet Informative dhe të Sigurisë. Përbërja e Komitetit përcaktohet nga Kryeministri, në të cilin marrin pjesë Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtori i shërbimit të Kontrollit të Brenshëm në Ministrinë e Brendëshme, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), si dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve të administratës shtetërrore që prodhojnë dhe përdorin informacion të klasifikuar sekret shtetëror. 4. Sekretaria e pergjithëshme e Komitetit për Shërbimet Informative dhe të Sigurisë drejtohet nga një funksionar i administratës shtetërore, i cili duhet të ketë kualifikimin e duhur në fushën e informacionit dhe sigurisë. Emërimi dhe shkarkimi i tij është kompetencë e Kryeministrit. 5. Komiteti për shërbimet e informative dhe të sigurisë ka këto detyra; a. të ndihmojë Kryeministrin për koordinimin e politikës informative e të sigurisë. b. T’i ofrojë Kryeministrit të gjithë elementet e nevojshëm për koordinimin e aktivitetit të shërbimeve informative dhe të sigurisë. c. Të analizojë informacionet e shërbimeve informative dhe të sigurisë. d. Të hartojë detyra në bazë të situatave përkatëse. e. Të kordinojë bashkëpunimin me shërbimet informative të shteteve të tjera. Mendoj se zbatimi i këtij projekti do të sjellë këto rezultate; 1. Kryeministri bëhet realisht personi më i lartë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e politikës informative dhe të sigurisë në Republikën e Shqipërisë. 2. Krijohen me ligj strukturat që e ndihmojnë Kryeministrin në realizimin e këtij objektivi. 3. Kryeministri orjenton dhe mbikqyr bashkëpunimin e shërbimeve informative dhe të sigurisë me institucionet homologe të vendeve partnere. 4. Ndikon në mënyrë të menjëherëshme dhe të drejtëpërdrejtë në garantimin e rendit dhe të sigurisë. 5. Krijon themele të qëndrueshme në kundravënien ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve, duke garantuar rezultate të shpejta dhe konkrete. 6. E bën të matshëm rezultatin e punës së shërbimeve informative dhe të sigurisë. 7. Përmirëson mbikqyrjen e veprimtarisë së shërbime informative dhe të sigurisë nga qeveria. 8. E vendos bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve informative dhe të sigurisë mbi baza ligjore. 9. Krijon mundësi për reformimin e shërbimeve informative dhe të sigurisë, në përshtatje me nevojat e vendit. 10. Krijon mundësi për fillimin e aplikimit të konceptit të sigurisë së integruar, etj.etj. Përgatiti: Petrit Zambaku Instituti për Sigurinë dhe Kontrollin Demokratik iskdinstituti@yahoo
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 16:56:10 +0000

Trending Topics




© 2015