Për çfarë drejtësie bëhet fjalë??? Është për të të - TopicsExpress



          

Për çfarë drejtësie bëhet fjalë??? Është për të të ardhur keq që edhe sot e kësaj dite personat kryesor të Shtabit të përgjithshëm të UÇK- së, vazhdojnë të jenë të privuar nga liria. Vetë mbajtja e tyre nën arrest është jashtë çdo norme kombëtare e ndërkombëtare. Vetë veprimet e tilla të cilat për fat të keq nuk janë që ndodhin për herë të parë janë jashtë çdo norme kombëtare e ndërkombëtare. Po të bëjmë një rezyme për atë se si veprohet në vendin tonë shtrohet pyetja mos ndoshta kemi shtyrë ne vet që kjo situatë të jetë e tillë siç e kemi. Paksa me naivitet ne besuam se ndërkombëtarët me të vërtetë kanë interes të instalojnë një sistem të mirëfilltë të drejtësisë. Ne ua lamë duart e lira. Ky ishte gabimi më i madh që bëmë pas 1999. Tani më nuk është për tu evituar edhe mundësia që dikujt po i konvenon që situata e krijuar të vazhdojë. Dhe për vazhdimin e saj çka është më e duhur se sa të burgosen figurat kyçe të Luftës tonë Çlirimtare. Kur populli i Kosovës shprehi shqetësimin për metodat e aplikuara nga prokurori Salustro e gjithë Evropa ngriti gishtin dhe na u bë mësues se si nuk duhet të ndikojmë në drejtësi. Shqetësimit të arsyeshëm ata u munduan ti japin një drejtim jo demokratik e jo civilizues. Tani na del një i emëruar politik dhe na e paraqet epilogun e një procesi që ende nuk ka filluar. Kur lidhur me këtë proces bëhen deklarime të tilla menjëherë mund të lindë dyshimi se ky proces është më shumë politik se sa gjyqësor. Unë sot kam dy pyetje për Salustron dhe Borchardt: Te nderuar, A mund të veproni njëjtë edhe në shtetet tuaja? Dhe a mund të mbani persona kyç të jetës publike e politike apo këdo çoftë tjetër, në paraburgim vetëm në bazë të dyshimit? A mund te ngritni aktakuza mbi deshmi te fabrikuara dhe me deshmitar te blerë e te shantazhuar? Ne nuk i frikohemi drejtësisë sepse ajo është në anën atyre që ishin të gatshëm të flijohen për vendin e tyre, por edhe ata që mendojnë se vijnë në vendin tonë dhe tentojnë të bëhen si thotë populli “Vetë pashë vet bimbash” po gabojnë shumë. Ne kërkojmë të ndërpriten përndjekjet e bazuara në thashetheme, të ndërpriten proceset për justifikim dhe të lirohen menjëherë nga arresti. Komandantët dhe Ushtarët e UÇK nuk paraqesin asnjë lloj rreziku prandaj çdo proces mund të vazhdoi sipas normave dhe ligjeve ndërkombëtare - jo me drejtësinë e të fortit, sepse po vazhdoi kjo atëherë mund ta quajmë si të doni por në asnjë mënyrë nuk mund ta quajmë drejtësi. Lavdi luftës se lavdishme të UÇK-SË!
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 21:28:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015