Përdoruesit shqiptarë të celularëve janë më pak se në - TopicsExpress



          

Përdoruesit shqiptarë të celularëve janë më pak se në 2012-n Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë së lëvizshme zbriti në 3.3 milionë në fund të gjashtëmujorit të parë 2013, në krahasim me 3.5 milionë përdorues aktivë që kishte në fund të vitit 2012. Sipas ekspertëve të AKEP, arsyeja kryesore e rënies së numrit të përdoruesve është portabiliiteti i numrit, i cili ka bërë që përdoruesit të mos mbajnë më nga shumë numra, por t’i reduktojnë ato. Rë ndara sipas kompanive, Vodafone zotëron rreth 47% të tregut, i ndjekur nga AMC me 36%, Eagle me 10% dhe Plus me 7%. Ndërkohë, të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë 2013 bënë të ditur se shifra e afarizimit në vlerë në tregun e telekomunikacioneve është rritur me 0.5% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes në raport me dy tremujorët e mëparshëm, kur u panë norma dyshifrore zgjerimi.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 07:40:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015