Përmes një ceremonie shtetërore përkujtohen sot në të tretin - TopicsExpress



          

Përmes një ceremonie shtetërore përkujtohen sot në të tretin vit policët e rënë në krye të detyrës në luftën me betejën e krimit. Janë 254 policë të rënë në krye të detyrës dhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u zotuan sot se do t’i gjenden pranë familjeve të cilët kanë humbur njeriun e tyre duke i siguruar strehim, shkollim dhe punësim. U premtua se do bëhet gjithçka fillimisht të çrrënjoset tradhtia e të merret hak në emër të ligjit duke luftuar krimin dhe duke i dhënë mbështetjen më të madhe familjeve të policëve të vrarë por dhe policit të sotëm si njeriu që ka punën më të vështirë, më të keqpaguar por më fisnikja në këtë vend. SOT FAMILJET E POLICEVE TE VRARE VUAJNE Do i jepja të drejtë cilitdo që psherëtin sot. Jam në dijeni se shumë prej jush janë mbushur me premtime bosh. “Zoti kryeministër më lejoni tju informoj e tju bëj me dije se ka familje që veç mungesës së babait, vuajnë dhe mungesën e strehimit, ushqimit, shkollimit për fëmijët e tyre, ka dhe që shkojnë në gjyq për të fituar statusin e dëshmorit dhe nuk kanë mundur ta marrin dot atë, por janë ende duke u sorrollatur nga një shkallë e gjyqësorit në tjetrin” - tha ministri Tahiri. Ne, sot nuk mund të bëjmë asgjë më të mirë, se të flasim. Dita ditës të bëjmë edhe më të mirë: Të flasim me vepra, punë e jo llafe, rezultate konkrete e jo statistika të manipuluara. ... Me gjithë zemër e plot bindje në përvjetorin e ardhshëm nuk do të vijmë më kokulur qoftë për shkak të tradhëtisë të shtetit ndaj shumë prej tyre qoftë për shkak të braktisjes nga shteti. Vitin e ardhshëm do të vijmë me kokën lart sepse do të kemi bërë detyrat karshi familjeve të policëve të vrarë. Duke ju siguruar se asnjëra prej grave nuk do të jetë e papunë, dhe asnjë pa përkrahje. Ju sigurojmë se asnjë familje e policëve të vrarë nuk do të jetë e pastrehë.”- tha kryeministri Rama në ceremoninë e zhvilluar paraditen e sotme në Qendren e Formimit Policor (Sauk). PO RISHIKOJME DOSJET, DO ÇRRENJOSIM TRADHETINE Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se “ka nisur puna për rishikimin e dosjeve të policëve të vrarë. Nga ana e tij kryeministri Rama tha se çrrënjosja e tradhëtisë është hapi i parë që po merret. Lanë jetën në një betejë fatkeqësisht të pabarabartë dhe ku gjurma e tradhëtisë ndaj policisë së shtetit do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e atyre që u gjendën në këtë luftë. Tradhëtia është e para që duhet të çrrënjohet një herë e mirë në përballjen mes shtetit e krimit, policit të shtetit dhe kriminelit, ligjit dhe paligjshmërisë. Kjo është e para që kemi nisur të çrrënjosim. Ta bëjmë së paku të barabartë këtë betejë dhe ta fitojmë atë me mjetet e ligjit”- tha kryeministri Rama. STREHIM, PUNESIM E SHKOLLIM PER FAMILJET E POLICEVE TE VRARE Ministri i Brendshëm tha se “po përgatisim një plan për të lehtësuar kushtet e jetesës së familjeve të policëve të vrarë”. Kryeministri Rama premtoi se vitin e ardhshëm kjo qeveri do të kryejë detyrat ndaj familjeve të policëve të vrarë duke i siguruar strehim , punësim e shkollim. ”Me githë zemër e plot bindje se në përvjetorin e ardhshëm nuk do të vijmë më kokulur qoftë për shkak të tradhëtisë të shtetit ndaj shumë prej tyre qoftë për shkak të braktisjes nga shteti. Vitin e ardhshmë do të vijmë me kokën lart sepse do të kemi bërë detyrat karshi familjeve të policëve të vrarë. Duke ju siguruar se asnjëra prej grave nuk do të jetë e papunë, dhe asnjë pa përkrahje. Ju sigurojmë se asnjë familje e policëve të vrarë nuk do të jetë e pastrehë.” RAMA: DO MARRIM HAK NE EMER TE LIGJIT Askund tjetër nuk është regjistruar një numër i tillë të vrarësh në polici dhe krimi të ketë marrë një epërsi siç ka marrë në këtë vend të vogël dhe ekzistojnë arsyet për të marrë hak në emër të ligjit e komisarëve të vrarë nga kriminelë e rrugacë që shumë raste kanë pasur krahët e ngrohta. Për të marrë hak në emër të fëmijëve e nënave të tyre që sot kanë mbetur pa baba apo burrë. Për të marrë hak në emër të të ardhmes që kërkon nga ne të gjithë të jemi në lartësinë e kujtimit të atyre që ne sot kujtojmë. RAMA: MBESHTETJE PER PUNEN E VESHTIRE TE POLICIT Kryeministri premtoi dhe mbështetje dhe shprehu mirënjohjen për detyrën e policit, puna më e vështirë, më e keqpaguar dhe më fisnikja në këtë vend. ”Jam besim plotë se vitin e ardhshëm do të vijmë me shumë më tepër arsye për të kërkuar shumë më tepër ndaj policisë duke ju dhënë atyre shumë më tepër se cfarë kanë marrë deri sot pa i tradhëtuar kurrë, pa i harruar, pa i lënë kurrë vetëm në një betejë që pa as më të voglin dyshim policia e shtetit i ka të gjitha kapacitetin moral e profesional ta luftojë. Përulem me mirënjohje përpara të gjithë atyre që sot veshin uniformën blu dhe nisen në punën më të vështirë në këtë vend dhe puna më e keqpaguar në këtë vend dhe më fisnike që mund të bëhet në këtë vend “ Ministri Tahiri tha se paprekshmëria e punonjësit të policisë do të jetë parim themelor. ”Kemi një mision të shenjtë. Të ndërtojmë Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve të policëve që ranë në krye të detyrës dhe fëmijëve tanë”
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 11:26:18 +0000

Trending Topics



6">Keiths dad Bob was recently moved to a long term care hospital and
Well that was quick setting up the stall this morning so dont
HAYASTANUM AMENASHQEX HYURANOCARESTORANAYIN HAMALIRUM ASHXATUM
KitchenAid 4.5 Qt. Classic Plus Red Stand Mixer Year-End Christmas
style="margin-left:0px; min-height:30px;"> THIS IS A WARNING : ASK FM...Have you ever heard of it ? I never
“Now, therefore be it resolved, that the Northwest Allen County
this is the stingray from yesterday off city beach... during the
The Last Supper: The Day After (based on Leonardo di ser

© 2015