Përshëndetje i nderuar Rexhë! Ne jemi bijë të TË njejtit - TopicsExpress



          

Përshëndetje i nderuar Rexhë! Ne jemi bijë të TË njejtit brum, shtuar kësaj shoqërinë e sinqert nga fëmijëria, të rritur me aq mundime e të përbuzur nga pushtetarë, leva të shovenizmit sllav në pushtet. Figura si e prof. Mehmet Rama janë të rralla e të veçanta. Êshte krenari e dyfisht kur një vigan i këtij kalibri, lëvrues i kulturës e traditës kombëtare ka rrënjë nga të njëjtat troje. Mehmet Ram Alaj me veprat e tij, i ka tejkaluar kufijt e Drenishtës së tij, të Vokshit dhe është i një niveli me të mëdhenjët e kombit. Lirisht mund të them se ai ështe një vazhdues i denjë i frymës së lirindasëve tanë. Shteti shqiptarë për pesëdhjet vite e mohoi egzistencën e veprës së tij për shkaqe meskine, luftës së klasave njëlloj si me figuren e Beqir Vokshit e shumë të tjerëve. Ai u dënua me vdekje nga regjimi i pushtusve, paratë për likuidimin e tij u paguan... Se sa ndikojmë në ripagëzimin e vendlindjes sonë kjo ka pak rëndësi. Për një intelektual të kalibrit të Mehmet Vokshit, heshtja e egzistencës së veprës së tij ështe më shumë se krim i zakonshëm, vrasje e dyfisht. Në vendlindjen e tij shumë drama tragjike u luajtën nga mesjeta e deri në ditët tona. Aq sa krenohemi me një figurë të till,po aq duhet edhe të turpërohemi me ndonje tjetër që u shndërrua në bastard si rasti i agrarit Bozhë. Mehmeti është krenaria jonë, Bozha turpi ynë... I pari kërkon respekt e përkulje, tjetri neveri e përbuzje. Harresa e historisë është kancer i pashërueshëm. Kryqëzimi për së gjalli në manastirin e Deçanit, “Otkup” si dhe tmerri i akcionit grumbullimit të armëve ende sillet si fantazmë. Ne nuk jemi të shtyrë aq në moshë por kujtojmë futjen e elektikut, radion e parë dhe gjandarin e UDB-se Gapën në motocikletë...! Natyrisht se ne që jetojmë jasht s’mund ti mësojmë ata që jetojnë në Drenishtë si do ta quajn katundin e tyre, por ne zgjedhim vetë si do të prezantohemi këtu ku jetojmë. Kur e lëshova vendlindjen për herë të fundit,më 1981 shokët e mi dhe unë bashkë me ta, kemi patur shumë problem me organe ku kishim kërkuar strehim që toponimi i kosovës të mos shënohej ne gjuhën sllave Kosovo. Shtypi i shkruar TV, e mjetet tjera të informimit, përherë ishin të kujdesshëm nga kjo këmbëngulje, dhe e përdornin Kosovë. Po përfundoj duke të të uruar shëndet dhe harmoni. Ju jeni djalë Drenishte se s´bën ndryshe ,të tjerët le ta quajnë si të duan. Me respekt Ymer Baqaj
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 18:41:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015