Qamil Kolloni Opinjon Nuk kam dashur të shkruaj fare për - TopicsExpress



          

Qamil Kolloni Opinjon Nuk kam dashur të shkruaj fare për politikë dhe për politika lokale, por duke heshtur nuk mund të vijë edhe ndryshimi.Qytetarët e Dragashit nuk e meritojnë këtë qeveriseje dhe këtë kryetar si përfaqësues të tyre.Se ndryshimet duhet të ndodhin, ne jemi të vetëdijshëm ngase duhet të tjerëve t`u jepet mundësia për të kuptuar apo më mirë të themi për të krahasuar me të mirët.Kjo ndodhi kur erdhi në pushtet në komunën tonë kryetari i tanishëm, ishte bindja se do te ndodhe diçka e mirë. Thënë realisht dhe diçka me ndryshe filloi në dyvjeçarin e parë kur u bën perpjekje dhe ca angazhime për të bërë më të mirën. Por se çka ndodhi s`jemi në gjendeje ta kuptojmë edhe sot e kësaj dite se si ndryshoi aq shumë ky njeri dhe ekipa e tij shpejt dhe për të keq. Po citoj një thënie e një shokut tim:( Në mandatin e dytë do të shohësh fytyrën (Pafytyrën) e vërtetë të kësaj qeverie) dhe kështu ndodhi. Në radhe të parë filluan të jenë mosmirënjohës ndaj qytetarëve dhe ndaj antarve të vetë , atyre që dhanë kontribut t`I sjellin dhe mbajnë në pushtet. Me kalimin e kohës, pushtetarët filluan të bëjnë kontrata me firma jasht komune për të fshefur zigzaget e tyre financiare, pastaj ranë në apati totale dhe filluan mospunën dhe keqpërdorimin e veturave zyrtare. Filluan të paraqiten defekte të ndryshme në arsim dhe politizimet në sektorë të ndryshëm . Dolën konstatimet nga auditori i brendshëm për keqpërdorime financiare dhe afera e QKMF- së, darka e dreka zyrtare të panumërta, shpenzime telefonike pa kararë e shumë e shumë defekte tjera. Kryetari Salim Jonuzi pengoi fillimin e minihidrocentralve në komunën e Dragashit prej një viti e më shumë vetëm e vetëm pse u prish pazari i tij me një firmë nga Shqipëria me të cilën kish arritur një memorandum mirëkuptimi për të ndarë haraqet dhe interesat e tij. Salim Jonuzi nuk tregoj asnjë interesim për të konkurruar me projekte tek donatoret e jashtëm për investime në komunën tonë. Filloi të sillet jo si kryetar Komune por si një Parazit Komune. Me keqardhje po e themi këtë fakt se u dëmtuan qytetarët tanë që shpresonin per progres. Salim Jonuzin të gjithe ata që e dinë dhe e njohin, kur kanë punë zyrtare nuk mund ta gjejnë në zyrë por në njerën nga kafenet e Dragashit, ndoshta si i abonuar në ato kafene. Shumë keq kur ky njeri nuk ia di agjenden vetit dhe rrjedhimisht del se ky njeri ka sejellje jo serioze me vetveten karshi detyrave të veta. Duke u munduar që të paraqitet modest dhe kinëse I socializuar me masat popullore, thjesht ai po paraqitet me sjellje averzive me postin të cilin e ka sepse nuk kryhen punët nëpër kafene. Ai është Kryetar komune dhe duhet të sillet konformë rregullave të punës duke dhënë imazhin e një njeriu të zgjedhur, por këtij njeriu i mungon sensi i të qenurit kryetar. Bashkëpuntorët e tij, të cilët e kanë përcjellë në takime zyrtare dhe në takime pune, flasin dhe tregojnë për sjelljet e tija të papërgjegjshme ,gjat seminarve ku nuk tregon fare interesim për aktivitete dhe përvojat që mund të merrte nga ato takime pune.Këto dhe shumë fakte të tjera na bëjnë që të shtrojmë një pyteje para vetes: A e meritojnë qytetarët e Dragashit një qeverisje të tillë dhe një kryetar siç është Salim Jonuzi ?Përgjigjja vetvetiu vjen rrjedhshëm, Jo.Komuna e Dragashit njihet për një kulturë qytetare dhe një tolerancë të veçantë që tregon ngritje të larte arsimore dhe kulturore të cilën edhe e ka dhe e cila kulturë duhet të shpërblehet me shërbimet e një kryetari serioz e jo e një shpërdoruesi recidiv, siç na doli Salim Jonuzi. Duke parë këtë tabllo dhe duke dhënë disa arsye shpërdorimi ndermjet dhjetra arsyesh tjera, i ftoj Intelektualët e vet brenda partisë së tij, PDK-së, intelektualët e partive tjera dhe qytetarët e pa përcaktuar partiakisht, që te mendojnë shtruar dhe me mendeje të kthjellët që më 3 nëntor të bëjnë ndryshimin për t`u dhënë rasti të tjerëve për përfaqësim, ngase janë duke e parë dhe përjetuar një gjendeje anarkie të paparë gjetiu dhe që po sëndërtohet në komunën tonë duke bërë zap shpresat dhe qëllimet qytetare në komunën tonë të Dragashit kështu që konstatoj se vota juaj sjell ndryshimin dhe heq qafe qeverisjen antiqytetare të Salim Jenuzit dhe bllokut të tij totalitar, andaj zgjidheni shpëtimin nga kjo qeverisje e keqe! Ky është një Rast.
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 11:34:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015