Qendra për Studim dhe Ndryshim Individual – QSNI Qendra për - TopicsExpress



          

Qendra për Studim dhe Ndryshim Individual – QSNI Qendra për Studim dhe Ndryshim Individual në kuadër të aktiviteteve të saja përqendrohet në mbarështimin e individit nëpërmjet hulumtimit edukativ, ku përfshihen disiplina të ndryshme shkencore për formësimin intelektual dhe njerëzor të tij. Hulumtimet e bëra mendohet të zhvillojnë dije për zbatim praktik në kuadër të një trajtimi domethënës, që synon transformime pozitive afatmesme dhe afatgjate së pari në shkallë individuale e pastaj dhe në atë shoqërore. Metodologjia e trajtimit do të jetë e drejtpërdrejtë dhe e tërthorët, në formë aktivitetesh mësimore me formate të ndryshme, nga të cilat veçojmë: - Organizim të seminareve, simpoziumeve, ligjëratave që trajtojnë aspekte të ndryshme jetësore. - Punime të materialeve edukative në format audio, video, të shkruar. - Kurse profesionale për matematikë, kontabilitet, dizajn, etj. - Kurse për mësimin e gjuhëve të huaja, për kompjuter. - Aktivitete të ndryshme rekreative Për informata më të hollësishme dhe specifike mund të na kontaktoni në numrin: 049 454 805
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 20:24:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015