Qipro, dënohet Ministri i Mbrojtjes! Gjykata e Qipros dënoi me - TopicsExpress



          

Qipro, dënohet Ministri i Mbrojtjes! Gjykata e Qipros dënoi me pesë vjet burg ish-Ministrin e Mbrojtjes të vendit, Kostas Papakostas, lidhur me rastin e shpërthimit në një bazë ushtarake në vitin 2011. I pandehuri, i cili mungonte në procesin gjyqësor për shkak të sëmundjes, u shpall fajtor për vrasje pa paramendim dhe për neglizhencë kriminale, e cila çoi në vdekjen e 13 personave. Ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Si rezultat i shpërthimit në fjalë u shkatërrua centrali elektrik më i madh i shtetit ishullor. Humbja e miliardave si rrjedhojë e kësaj ngjarjeje u bë një nga shkaqet e krizës financiare në Qipro. cl 77news.al
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 19:55:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015