Qumeshti i bletes - ( Vetite kuruese , perdorimi dhe ruajta e tij - TopicsExpress



          

Qumeshti i bletes - ( Vetite kuruese , perdorimi dhe ruajta e tij ) Ç’është Qumeshti i Bletes ose ndryshe Xhelatina Mbretërore?Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut , nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”. Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit: Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”. Forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë). Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit. Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë. Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak. Kuron varfërimin e gjakut “Aneminë”, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh. Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës. Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse). Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”. Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi. Në lidhje me të sëmurët diabetik, ushqimi i bletës mbretëreshë përmirëson përfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insulinë në qelizat beta të pankreasit. Vonon shenjat e mplakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajetjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5, që ndryshe quhet Pantothenic Acid. Qumështi i bletës ka ndikim rrënjësor në stabilitetin nervor dhe shpirtëror, sepse rrit konsumimin e oksigjenit nga truri dhe kjo bën që të pakësohet pikëllimi dhe të shtohet përqendrimi, gatishmëria dhe rezistenca. Përmban lëndë Inositol, e cila vepron në heqjen e yndyrës nga mëlçia, në pakësimin e kolesterolit në gjak, si dhe është i domosdoshëm në ruajtjen e shëndetit të flokut. Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të qumështit të bletës: Ekzistojnë disa sëmundje, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun e tyre para përdorimit të qumështit të bletës. Këto raste janë: Të sëmurët me astmë. Ata të sëmurë që mund t’ju shkaktohet alergji nga disa përbërës të qumështit të bletës. Gjendjet e rënda kancerore. Të sëmurët me tension të ngritur të gjakut. Të sëmurët që vuajnë nga ulcerat dhe infeksionet e gypit tretës dhe nga aktiviteti i lartë i gjëndrave Foshnjat që pinë gji (nën dy vjeç).Qumesht dhe krem blete Doza dhe mënyra e përdorimit: Qumështi i bletës i freskët: Për të rriturit: 500-1000 mg në ditë Për fëmijët: 30-50% e dozës së të rriturve Qumështi i bletës i tharë: Përdoret me doza më të vogla se ai i freskëti, sepse ky humb 2/3 e peshës (nga uji) dhe nuk mbet prej tij veçse 1/3 dhe ajo është më e përqendruar. Pra, nga 300 mg qumësht blete të freskët përfitohen 100 mg qumësht blete të tharë. Mënyra më e mirë për përdorimin e këtij qumështi të tharë është që të vendosësh sasinë e duhur nën gjuhë deri sa të tretet plotësisht, për rreth 2-5 minuta. Këshillohet që pas shërimit nga sëmundja, të mos përdoret për një apo dy muaj. Doza e përshtatshme për përdorim të përgjithshëm është 1-2 gram nga qumështi i bletës i freskët i përzierë me 100 gram mjalt blete, dhe të hash nga një lugë dy herë në ditë, një orë para buke. Ruajtja dhe rezervimi: Qumështi i freskët i bletës ruhet në frigorifer, në temperaturë -20°C. Kapsullat dhe qumështi i tharë i bletës ruhet në temperaturën normale të dhomës. Rekomandime: Rekomandohet konsumimi për 30 dite, dy herë në vit: Pranverë dhe Vjeshte
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 19:14:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015