Qytetërimi islam në masë të madhe është fryt i filozofisë. - TopicsExpress



          

Qytetërimi islam në masë të madhe është fryt i filozofisë. Pra, është shumë e qartë se zhvillimi filozofik është tregues i zhvillimit shkencor dhe qytetar. Filozofët myslimanë si El Kindi ka shpikur një vegël astronomike që shërben për përcaktimin e distancës midis yjeve, Farabiu shumë më herët se Rousseau ka folur për ‘kontratën sociale’, Horosanasi Dahhak duke pohuar “Qielli nuk është trup, por është zbrazëtirë ku lëvizin yjet”, e ka refuzuar Ptolomeun dhe i ka prirë Kopernikut, Imën Tufejli u ka paraprirë Kopernikut dhe Keplerit, Ibni Sina ka paraqitur mendime të reja në mjekësi, psikologji, logjikë dhe filozofi, Ihvanu’s Sefa për herë të parë në mënyrë serioze kanë folur për evolucionin, e shumë shpikje dhe zbulime tjera që i shërbyen njerëzimit. ….. Ja pra, filozofët islamë dhe nxënësit e tyre janë autorët e këtyre zbulimeve të rëndësishme. Rezultati i mendimit filozofik janë shkenca dhe teknika. Rezultat i shkencës dhe teknikës janë prosperiteti material dhe mbisundimi politik. Nëse thuhet se bota islame sot ka nevojë për shkencë dhe teknologji, duhet thënë se ajo ka nevojë për mendim filozofik të bujshëm. ….. As nuk është parë e as nuk është dëgjuar që ndonjë muhadith, mufessir, mutekellim ose fekih të ketë bërë ndonjë zbulim ose inovacion. Selefijtë, sufijtë dhe kelamistët kur i akuzojnë filozofët për blasfemi dhe kur pohojnë se është ndaluar të mësohen shkencat me të cilat janë marrë ata, nuk I kanë marrë parasysh këto qëndrime. Sulejman Uludag, Struktura e mendimit islam, Logos A, 2009, Fq. 283- 285.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 15:16:27 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015