Reagim ndaj publikimit te Letres se don Lush Sopit ne web faqen e - TopicsExpress



          

Reagim ndaj publikimit te Letres se don Lush Sopit ne web faqen e gazetes EXpress" ASNJË INSTIUCION FETAR KISHGTAR A PRIFT SHQIPTAR NUK E PËRKRAH ZHVENDOSJEN E SHTATORES SË NËNËS TEREZE ËSHTë e habitshme se si asnjë prift shqiptar, pos dinastisë së dy Sopëve, nuk është për zhvendosjen e shtatores së Nënës Tereze. Të vetmit janë këta dy sopianë që po bëjnë kryengritje edhe kundër besimtareve, edhe kundër Kishës katolike, edhe kundër Ipeshkvisë. Nëse këtë letër e keni marrë nga faqet e PSHDK në facebook a gjetiu, është dashur që t‘i merrni edhe reagimet tona. Ndryshe, kemi dëshirë qe Gazeta Express të mos tregohet kaq e njëanshme dhe kaq tendencioze, duke u shndërruar haptas në zëdhënëse të qeverisë. Kë e paskan pyetur gazetarët tuaj nga radhët e PSHDK-së për këtë gjoja reagim të priftit don Lush Sopi që ua paska dërguar ju?! Vetëm duhet theksuar se veprimet e tashme gjatë fushatës zgjedhore për zhvendosjen e shtatores, kanë shkaktuar frymëzime tepër negative të qarqeve antishqiptare, antievropiane e antikrtistiane: 1. Në Kasstriot (Obiliq), kërcënimet fundamentaliste ndalojnë ngritjen e shtatores së Nënës Tereze, dhe 2. u trimëruan edhe qarqet antirugoviste e antievropiane të komunës së Prishtinës, mu në vigjilje të jubileve të Nënës Tereze. Këto veprime në Kastriot e Prishtinë, ndoshta mendja e ngushtë e don Lush Sopit nuk i sheh, sepse ndaj tyre nuk ia mban te reagoje. Por dëshiron të gjunjëzohet ndaj kërcënimeve fundamentaliste që kanë ndodhur e po ndodhin në Klinë… Për katër vjet në Klinë nuk pati e përurime e prerje shiritash nga ana e komunës e tash ata ndodhin përnjëherë në krejt komunën për përfitim votash. Kësaj fushate i është bashkangjitur edhe sivëllai i don Lush Sopit, don Lorenc Sopi. Veprime aspak të ndershme e aspak në frymën e Kishës Katolike këto veprime të priftit. Nëse dikush ka pasur arsye që ta ftojë Kishën katolike në fushatë, ka qenë pikërisht PSHDK-ja, plër shkak të frymës së saj të parimve e biblike. Por ne këtë nuk e kemi bërë, sepse duam ta respektojmë karakterin demokratik e laik të shtetit dhe demokracisë. Ani se institucionet fetare kanë të drejtë të interesohen politikisht e të shfaqin bindje e qëndrime, por jo edhe të jenë pjesëtarë të fushatave elektorale. Por don Lush Sopi direkt i fut gishtat në PSHDK! Direkt dëshiron ta shndërrojë në vegël të verbër të partive në pushtet! Direkt po ndikojnë në shuarjen e frymës rugoviane e të të Djathtës shqiptare, direkt ata janë vetë që po e tradhtojnë edhe vijën misionare të imzot Mark Sopit Prandaj edhe këta dy priftërinj ndihmuan në krijimin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës që quhet Iniciativa Qytetare për Lugun e Drinit, për ta goditur jo vetëm PSHDK-në, por edhe AAK-në e LDK-në. Vetë kryetari Sokol Basota e ka pranuar se zhvendosja e shtatores është kërkesë e kryeministrit, ashtu si ka deklaruar edhe Ipeshkia se këtë kërkesë për herë të parë e ka dëgjuar nga kryeminbstri!!! Pra, sipas Ipeshkvisë së Kosovës dhe kryetarit të komuns z. Bashota, del se kërkesa është bërë nga kryeministri Thaçi dhe qenka dërguar si kërkesë me shkrim nga don Lorenc Sopi!!! Ja sa larg kanë shkuar punët! Askush nuk është kundër bashkëpunimit mes Kishës dhe pushtetit lokal, por jemi kundër bashkëpunimit edhe në planin partiak, me hile e intriga të paskrupullta të dy supinëve të papërgjegjshëm për misionin meshtarak që kanë. Bashkësia e degëve të PSHDK-së në Klinë
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 19:00:06 +0000

Trending Topics



sset 60/40 Double Bowl Undermount or Self Rimming
Black Friday & Cyber Monday Sales ++ Amoena Womens Dana Camisole

Recently Viewed Topics




© 2015