Real Madrid, Perez do Pogba Real Madrid në ndjekje të Paul - TopicsExpress



          

Real Madrid, Perez do Pogba Real Madrid në ndjekje të Paul Pogba. Lajm që qarkullon prej disa javësh, pasi Carlo Ancelotti nuk është i vetmi nëpër Europë që ka një dobësi për talentin juventin. Por tani ka një element të rëndësishëm që del në pah nga mediat madrilene, një takim mes Perez dhe Agnellit. Ja dhe detajet: të martën mbrëma, në Juventus Stadium, në fund të ndeshjes Florentino Perez, siç raportohet ndërsa është përshëndetur me Andrea Angellin i ka kërkuar numrit një të bardhezinjve informacione më të sakta për francezin, duke e ditur se para disa ditësh ishte vetë presidenti bardhezi ai që kishte deklaruar se para një propozimi të paturpshëm, do të ishte e vështirë të mbante me çdo kusht mesfushorin. Perez ka kërkuar të dijë nëse Pogba është në shitje, por për momentin vullneti i Juventusit mbetet ai për të mos rënë para tundimeve që dalin në pah për Pogba, është e tashmja dhe mbi të gjitha e ardhmja, dhe tani bilanci i klubit është i shëndetshëm dhe Juventusi synon të ecë në rrugën që e bën të ngjisë shkallë në Europë. Kjo nuk do të thotë se portat e merkatos përsa i përket shitjeve janë të mbyllura, tashmë askush nuk është më i pashitshëm përveç Messit. Nuk është legjitime që mediat të shkojnë përtej takimit Perez-Agnelli duke spekuluar, por nëse lëvizin presidentët, atëherë do të thotë se gjërat janë serioze. Gareth Bale ishte goditja e fundit fenomenale e merkatos në shtëpinë e Realit, kushedi e ardhmja mund të jetë Pogba.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 18:16:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015