Reçep Taip Erdogan është një nga liderët më karizmatik në - TopicsExpress



          

Reçep Taip Erdogan është një nga liderët më karizmatik në Evropë. Këtë ai e ka treguar shpeshherë. Rasti më i fundit është sjellja e tij në Samitin G20 në Shën Petersburg. Gjatë kohës që liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në botë po mblidheshin për të bërë një foto të rastit, Kryeministri turk u ul për të marrë flamurin turk që ishte në tapet. Flamujt e 20 vendeve gjendeshin në tapet për të orientuar pozicionimin e liderëve, mirëpo në një kohë që liderët e tjerë e shkelën, Erdogan e mori dhe e ruajti atë. Veprimi i tij u pa nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryeministri i Britanisë, David Kamerun dhe Presidenti i SHBA, Barak Obama, të cilët shoqëruan veprimin e Erdoganit me buzëqeshje.
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 11:19:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015