Ribery: Do të fitoj “Topin e Artë” Frank Ribery më në - TopicsExpress



          

Ribery: Do të fitoj “Topin e Artë” Frank Ribery më në fund del hapur. Futbollisti francez u shpreh se meriton “Topin e Artë” më shumë se Kristiano Ronaldo, duke dhënë argumentat e tij për këtë cështje. Sipas 30-vjecarit, është e vërtetë që ylli portugez ka shënuar më shumë gola, por ai ka fituar më shumë tituj me Beyrnin, ndërsa në kombëtare ka qenë po aq vendimar sa edhe luzitani. “Jam I bindur se do ta fitoj unë “Topin e Artë”. Nuk kam aspak frikë. Kristiano ka shënuar shumë gola, por edhe unë e kam bërë këtë. Është e vërtetë që ai ka realizuar më shumë, por duhet të kemi parasysh se nuk kemi të njëjtin profil loje. Ndoshta unë nuk shënoj sa ai, por ama u kam vënë flakën mbrojtjeve kundërshtare”. Riberi kujtoi se në ndeshjen e kthimit me Ukrainën, në fund të së cilës Franca siguroi biletën për në Brazil, loja e tij ishte përcaktuese. “Provokova përjashtimin e tre lojtarëve në dy ndeshje, dy në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe një tjetër u pezullua në sfidën e dytë. Mora pjesë gjithashtu në 2 nga 3 golat e Francës. Këto detaje nuk e tërheqin shumë vëmendjen, por kam besim se do ta fitoj unë Topin e Artë.” Për Ribery, shtyrja e votimit për dy javë nga FIFA, nuk ndikon në përcaktimin e fituesit, edhe pse Ronaldo po kalon një forma të shkëlyer dhe po shënon shumë gola. “Për të fituar Topin e Artë ishte shumë e rëndësishme që të ruaja nivelin e lojës dhe të kualifkohesha me Francën për në Botëror. Deri në këtë moment nuk kam bërë asnjë gabim. Kam qenë në nivel të lartë si me Bayernin, ku fitova gjithcka, por dhe me Francën.” Pikërisht për suksestet e arritura me Bayernin e Mynihut, Ribery u shpall nga UEFA futbollisti më I mirë në Europë.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 18:47:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015