Rihapja e posit. Kur në gadishullin arabik u shfaq idhujtaria dhe - TopicsExpress



          

Rihapja e posit. Kur në gadishullin arabik u shfaq idhujtaria dhe njerëzit iu larguan mësimeve te profetit Ibrahim alejhi selam, burimi i Zemzemit shteroi. Abdul-Mutalibit, gjyshit të profetit Muhamed alejhi selam, i ësh-të urdhëruar ne ëndërr që të hapë pusin Zemzem, dhe i është treguar vendi ku duhej gro¬puar. Gjatë gropimit hasi në sende, te cilat i kishin fshehur xherahimet kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj prej ari. Me shpatat stolisi portën e Qabes, në te vendosi gozhdoi edhe kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën për rreth tij për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zemzem, kurejshët u grindën me Abdul-Mutalibin duke thënë: “ne duam të marrim pjesë me ty”, e ky u përgjigj: “Kurrsesi, unë jam i zgjedhu¬ri për këtë punë”. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqit të magjistarit nga beni seadet. Ende pa u kthyer në shtëpi, keta gjatë rruges hasën në shenja, të cilat parala¬jmëronin se Abdul-Mutalibi kishte te drejtë. Atëherë Abdul-¬Mutalibi u betua se: Në qoftë se Zoti i dhuron dhjetë djem e ai jeton gjersa ata të rriten e ta ndihmojnë, do ta flijojë njërin prej tyre para Qabes.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 21:22:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015